E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
CNN: Në sulmin izraelit ndaj kampit të refugjatëve në Rafah u përdor bomba amerikane, GBU-39
Lajme

CNN: Në sulmin izraelit ndaj kampit të refugjatëve në Rafah u përdor bomba amerikane, GBU-39

Rrjeti televiziv amerikan, CNN, ka analizuar pamjet nga sulmi i fundit izraelit në Rafah dhe i ka konsultuar me ekspertët e armatimit, nga ku pohon se rezulton se sulmi izraelit ndaj një kampi të personave të zhvendosur në Rafah të Gazës është kryer me municion i prodhuar në ShBA.

Të paktën 45 persona u vranë dhe mbi 200 të tjerë u lënduan pas shpërthimit të zjarrit që pasoi nga një sulm i ushtrisë izraelite në periferi të qytetit më jugor të Gazës, shumica gra e fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza dhe mjekëve palestinezë, raporton televizioni CNN.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta ndërkombëtare.

Në pamjet e siguruara nga televizioni CNN shihen pjesë të mëdha të kampit në Rafah në flakë, shumë burra, gra e fëmijë duke kërkuar me furi strehë nga sulmi me ankth. Trupa të djegur, përfshirë disa të fëmijëve, mund të shihen duke u nxjerrë nga rrënojat nga punëtorët e shpëtimit.

Në video të shpërndara në rrjete sociale, të cilat televizioni CNN i ka lokalizuar në skenën e njëjtë përmes ndërlidhjes së hollësive, përfshirë shenjën në hyrje të kampit dhe tjegullat në tokë, shihet bishti i një bombe amerikane të tipit GBU-39, sipas katër ekspertëve të armëve shpërthyese, të cilët e analizuan videon për televizionin CNN.

Image

Bomba GBU-39, që prodhohet nga kompania “Boeing”, është municion me precizitet të lartë, “e dizajnuar për të sulmuar shënjestra me rëndësi strategjike” dhe rezulton në dëm të vogël kolateral, tha eksperti i armëve, Chris Cobb-Smith. Megjithatë, ai shtoi se “përdorimi i çfarëdo municioni, edhe i kësaj madhësie, gjithmonë do të shkaktojë rreziqe në një zonë me popullsi të dendur”.

Trevor Ball, ish-anëtar i lartë i ekipit për largimin e municioneve në Ushtrinë e ShBA-së, gjithashtu e identifikoi pjesën si fragment i bombës GBU-39.

Edhe numrat serikë të mbetjeve të municionit ndërlidhen me një prodhues të pjesëve të bombës GBU-39 me seli në Kaliforni të ShBA-së.

Dy ekspertë të tjerë të armëve shpërthyese – Richard Weir, hulumtues i lartë i krizave dhe konflikteve në organizatën “Human Rights Watch”, dhe Chris Lincoln-Jones, ish-oficer artilerie në Ushtrinë Britanike – e identifikuan fragmentin si pjesë e një bombe GBU-39 të prodhuar në ShBA.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.