Colella pas dështimit të Partizanit në Kupë: Nuk mora sinjale pozitive nga disa lojtarë, duhet të punojmë shumë
Trajneri i Partizanit, Giovani Colella ka komentuar eliminimin nga Kupa e Shqipërisë.
“Keqardhje? Bëmë një lojë të mirë, më vjen keq kam marreë përgjigje pozitive nga disa lojtarë.
Keni bërë gjithçka mirë me lojtarët me rotacionin? Jam i kënaqur si kemi luajtur. Jam shumë i kënaqur nga lojtarët që kam aktivizuar, u penalizuam nga ndeshja e parë.Shpresë për të ardhmen? Skuadra po ecën mirë.
Mendoj se skuadra sa vjen dhe është në rritje, nuk është e domosdoshme të fitojmë çdo ndeshje. Nëse skuadra bën paraqitje të mira kjo është mirë për Partizanit por duhet të punojmë më shumë për të rritur nivelin” – tha ai. Të kuqtë fituan 1-0 sot, por ishin mposhtur 3-1 nga Vllaznia në sfidën e parë

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



