Coronavirusit i hëngrëm atë që nuk thuhet!
Mbajtën kongresin e partisë në shkurt dhe Coronavirusi u hëngri atë që nuk thuhet!
Mbyllëm shkollat në 9 mars- Coronavirusit i hëngrëm atë që nuk thuhet!
Futën Shqipërinë në karantinë- Coronavirusit i hëngrëm atë që nuk thuhet!
Na mbiu Baba në televizor 48 orë në ditë- Coronavirusit i hëngrëm atë që nuk thuhet!
Nxorën akte normative në shkelje të të drejtave të njeriut- Coronavirusit i hëngrëm atë që nuk thuhet!
Nxorën Piperon, Binin, Rakacollin për të na llahtarisur- Coronavirusit i hëngrëm atë që nuk thuhet!
Nxori tanket nëpër rrugë të vriste virusin- Coronavirusit i hëngrëm atë që nuk thuhet!
Shkatërroi ekonominë, arsimin, shëndetësinë- Coronavirusit i hëngrëm atë që nuk thuhet!
Shkatërroi shëndetin e shqiptarëve duke i izoluar- Coronavirusit i hëngrëm atë që nuk thuhet!
Shkatërruan Teatrin- Coronavirusit i hëngrëm atë që nuk thuhet!
Shpërndanë ca qese me miell e oriz- Coronavirusit i hëngrëm atë që nuk thuhet!
Shkatërruan një brez të tërë arsimor- Coronavirusit i hëngrëm atë që nuk thuhet!
Rënduan buxhetin e Shtetit me qindra miliona euro- Coronavirusit i hëngrëm atë që nuk thuhet!
Shtuan radhët e të papunëve me disa dhjetëra mijëra të tjerë- Coronavirusit i hëngrëm atë që nuk thuhet!
Me mijëra proletarë të intelektualëve (mësues) të papaguar këtu e pesë muaj- Coronavirusit i hëngrëm atë që nuk thuhet!
Ende nuk dihet nëse do fillojë viti shkollor- Coronavirusit i hëngrëm atë që nuk thuhet!
Doli idioti dhe deklaroi se jemi fanar ndriçues dhe jemi 10 vite përpara Gjermanisë dhe 50 përpara Italisë- Coronavirusit i hëngrëm atë që nuk thuhet!
Po gjuajnë me pushkë muzikën në mbrëmje- Coronavirusit i hëngrëm atë që nuk thuhet!
Shkatërruan Shqipërinë ekonomikisht, për të pasuruar më shumë veten- Coronavirusit i hëngrëm atë që nuk thuhet!
Shkatërruan Shqipërinë për pazaret e tyre politike- Coronavirusit i hëngrëm atë që nuk thuhet!
Na izoluan brenda kufijve shtetërorë- Coronavirusit i hëngrëm atë që nuk thuhet!
Shkatërruan, shkatërrojnë, do të shkatërrojnë- Coronavirusit do i hamë atë që nuk thuhet!
Vërtet Coronavirusit do ia hamë atë që po i hamë e që nuk thuhet?
Hajde mirëmëngjes ku ta keni!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



