E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
COVID-19/ Çekia ndalon udhëtimet për një vit
Publik News

COVID-19/ Çekia ndalon udhëtimet për një vit

Kufiri i Çekisë do të mbetet i mbyllur për një vit, për të parandaluar një valë të re të epidemisë së koronavirusit.

Lajmin e ka bërë me dije vetë Presidenti Miloš Zeman i cili ka thënë se nëse qytetarët udhëtojnë në një vend të tjetër kjo do të rikthente virusin ndaj u ka bërë thirrje qytetarëve të shijojnë pushimet në vendin e tyre, raporton ‘expats.cz’.

Presidenti ka shtuar se jashtë vendit mund të dalin vetëm ata që kanë një raste urgjence.

Ministri i Shëndetësisë Adam Vojtěch në mars, ndaloi çdo udhëtim.

“Ne nuk e dimë aktualisht nëse do të vijë një valë e dytë apo e tretë. Ne mund të kemi disa plane tani, por do të dimë më shumë në fund të majit, “tha Vojtěch.

Kujtojmë që deri më tani në Republikën Çeke, 188 persona kanë humbur jetën, ndërsa 6.787 janë të infektuar nga COVID-19.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.