Covid-19 i merr jetën mjekut të Tiranës Ilirjan Draç
Covid-19 i merr jetën mjekut të Tiranës Ilirjan Draçi. Lajmin e trishtë e jep ministrja Manastirliu, e cila shkruan se mjeku nuk e ka fituar dot betejën për jetën.
“Dr. Ilirjan Draçi ishte mjeku që me profesionalizëm e përkushtim i shërbeu komunitetit të banorëve të Tiranës për vite e vite me rradhë si mjek dhe drejtues në poliklinikën e specialiteteve nr.1.
Dr. Ilirjani nuk ia doli në betejën me virusin e pabesë me gjithë përpjekjet e mëdha të kolegëve në spitalin Infektiv. E trishtuar nga kjo humbje e madhe për të gjithë ne. Do na mungojë shumë energjia e pashtershme dhe shpirti i sakrificës së një mjeku model, qytetari të mirë dhe drejtuesi të zotë.
U prehsh në paqe dr. Draci. Ne do ta fitojmë luftën ndaj këtij armiku të padukshëm të gjithë #bashkë”, shkruan ministrja.
Afro një javë më parë, mjeku Ilirjan Draçi publikoi foto nga spitalit teksa merrte trajtim me oksigjen dhe shkruante se kolegët po bënin të pamundurën ta shpëtonin.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



