E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
COVID-19 i merr jetën një tjetër mjeku shqiptar
Publik News

COVID-19 i merr jetën një tjetër mjeku shqiptar

Koronavirusi i ka marrë jetën një tjetër mjeku shqiptar, pasi mësohet se mjeku Shukri Fazliu nga Kumanova nuk e ka fituar betejën me COVID-19.

Mjeku 49 vjeçar ishte i izoluar në shtëpi me simptoma të lehta, por më pas gjendja e tij shëndetësore është rënduar dhe u detyrua të shtrohej në Klinikën Infektive.

“Fatkeqësisht, edhe një koleg tjetër u largua si viktimë e KOVID-19. Këtë mëngjes më njoftuan se ai ka vdekur. Dy ditë më parë u dëgjova me të, ai ishte në kujdes intensiv në Klinikën Infektive në Shkup. Tha se ishte më mirë se kur erdhi në Klinikë, sepse ne e dërguam në gjendje vërtetë të keqe, por unë dëgjova se ai kishte vështirësi në frymëmarrje, e vetmja gjë që doja ishte të dilte nga kriza”, deklaroi Snezhana Zaharieva, Drejtoresh e Spitalit të Kumanovës.

Mjeku Fazliu punonte në spitalin e Kumanovës në repartin intern, ndërkohë që 21 mjekë dhe infermierë nga ky spital janë infektuar me COVID-19.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.