E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
COVID-19 në SHBA, rreth  1 milion njerëz të infektuar
Publik News

COVID-19 në SHBA, rreth 1 milion njerëz të infektuar

Sipas shifrave nga Universiteti amerikan John Hopkins, numri i viktimave nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 54.530, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara me këtë virus është rritur në 961.969.

New York është shteti më i prekur nga koronavirusi në SHBA, me 22.009 viktima dhe 282.143 raste, ndërsa pason New Jersey me mbi 105.500 raste.

SHBA ka numrin më të lartë të vdekjeve nga koronavirusi, e ndjekur nga Italia me 26.384 viktima dhe Spanja me 22.902 viktima.

Pasi për herë të parë u shfaq dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpërthimin e ka shpallur një pandemi globale.

Sipas shifrave nga Universiteti John Hopkins me qendër në SHBA, numri i të infektuarve nga COVID-19 ka tejkaluar shifrën 2.9 milionë, me rreth 203 mijë të vdekur dhe rreth 828 mijë të shërëuar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.