E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ç’po ndodh? Bllokohet autostrada Tiranë-Durrës
Lajme

Ç’po ndodh? Bllokohet autostrada Tiranë-Durrës

Qarkullimi i automjeteve në Autostrada Tiranë–Durrës paraqitet i rënduar mëngjesin e kësaj të shtune, duke shkaktuar vonesa të konsiderueshme për drejtuesit e mjeteve.

Nga pamjet e siguruara në terren shihen radhë të gjata automjetesh dhe lëvizje e ngadaltë e trafikut, ndërsa ngarkesa nis që në zonën e mbikalimit pranë Casa Italia.

Deri në këto momente nuk ka një njoftim zyrtar mbi shkaqet e krijimit të situatës, por fluksi i lartë i lëvizjeve gjatë fundjavës mbetet një nga faktorët kryesorë që shpesh sjell bllokime dhe ngadalësim të qarkullimit në këtë segment rrugor.

Autoritetet pritet të japin detaje të mëtejshme në vijim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.