E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Çuçi i Ramës
Publik News

Çuçi i Ramës

Bledi Mane

25 muaj ministër bujqësie qëndroi Bledi Çuçi dhe i ngordhën vetëm 5 lopë në Lushnje. Ka rreth 45 ditë ministër rendi Bledi Çuçi dhe i kanë vdekur 30 qytetarë nga aksidentet rrugore në gjithë Shqipërinë…
Situatë e frikshme paraqitet çdo ditë. Mbingarkesa emocionale dhe mentale e pandemisë ka dalë jashtë spitaleve, ka zbritur në rrugë dhe po pasqyrohet në sjelljen e miletit. Mënyra si ngasin makinat, si ecin, si nuk frenojnë dot as para semaforit, as para vijave të bardha ka nevojë për një rregullator të fortë. Polici i trafikut është tkurur, politikat orientuese dhe ndëshkuese të Ministrisë së Rendit janë zbehur, penalizimi i ligjshkelësve tutet pasi konvertohet në vota elektorale dhe Policia e Bledi Çuçit po na shfaqet aq groteske sa as fuqi për të qeshur poshtë maskës nuk kemi dot.
Ja konkretisht, Policia e Bledi Çuçit sapo gjobiti Xhikun pse ecte i vetëm pa maskë më këmbë në lagje me 2 km në orë dhe ra në pusetë se kishte pirë raki por nuk gjobiti Pikun pse ecte me makinë me 180 km në orë, super i dehur me whiskey dhe aksidentoi për vdekje një vajzë të vogël 10 vjeçare…

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.