Çuçi si të gjithë drejtuesit jep 200 milionë tender Patushit, me vlerën më të lartë
Qendra e Pritjes për Azil Tiranë është një institucion në varësi të Ministrisë së Brendshme.

Kjo qendër ka organizuar një tender të dyshimtë me objekt “Mure rrethues dhe punime sistemimi te sheshit per objektin e Q.K.P.A”. Fondi limit i procedurës është vendosur të jetë 19,453,191 lekë të reja pa TVSH ose gati 230 milionë lekë të vjetra përfshirë TVSH.

Në pamje të parë duket si një tender me baza humane pasi parashikohet të bëhen punime më qëllim rritjen e cilësisë së jetës së azilkërkuesëve që do të aplikojnë për të qëndruar në vendin tonë. Por duke parë dokumentacionin e tenderit duket se i vetmi qëllim është të gostitet fituesi i tenderit.

Bëhet fjalë për kompaninë AGRI CONSTRUCTION në pronësi të Petrit Patushit. Ky i fundit ka fituar një numër shumë të madh tenderash të dyshimtë nga shumë institucione në vend. Me sa duket tashmë e ka radhën Bled Çuçi me institucionet në varësi të ministrisë së tij, që t’i japë thelën e radhës.

Themi kështu pasi në këtë tender kanë marrë pjesë 7 kompani, por fituese është shpallur ajo që ka dhënë ofertën më të lartë nga gjithë të tjerët. Është pikërisht AGRI CONSTRUCTION e Patushit që ka fituar me vlerën 17,313,086 lekë të reja pa TVSH ose gati 200 milionë lekë të vjetra përfshirë TVSH.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



