E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Celibashi i jep “fshehtas” 900 milionë  Topçiut të ilaçeve për blerje vulash sigurie për zgjedhjet
Lajme

Celibashi i jep “fshehtas” 900 milionë Topçiut të ilaçeve për blerje vulash sigurie për zgjedhjet

Me ardhjen e zgjedhjeve lokale nuk ka mbetur bashki në vend që nga më e madhja e deri tek më e vogla pa shfrytëzuar rastin. Me qindra tendera me shifra të majme janë organziuar këto kohë nga këto institucione lokale vetëm e vetëm që të kënaqin sa më mirë xhepat e atyre që mund të sigurojnë vota në favor të tyre.

Interesant është fakti se përveç bashkive, zgjedhjet i ka shfrytëzuar mjaft mirë edhe Celibashi i KQZ për të bërë një dorë të mirë me para. I tillë duket edhe rasti i tenderit që po ju paraqesim sot. Zotëri Celibashi ka organizuar një tender “fshehtas” për blerje vulash (kode) sigurie për zgjedhjet.

Themi fshehtas pasi procedura e tenderit është e tipit me negocim, pa njoftim. Pra askush nuk ka patur informacion përveç vetë Celibashit të KQZ dhe natyrisht firmave pjesëmarrëse. Më konkretisht bëhet fjalë për tenderin me numër reference REF-60389-02-24-2023 dhe me objekt “Blerje vula (kode) sigurie për zgjedhjet e vitit 2023” për një fond limit prej 75,218,000 lekë të reja pa TVSH ose rreth 900 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Fituese e këtij tenderi me negocim dhe pa njoftim është shpallur firma Farma Net Albania e Sokol Topçiut. Ky i fundit ka marrë miliarda lekë tendera nga institucionet shëndetësore por si duket ka filluar të përfshihet edhe me zgjedhjet.

Oferta e tij ka qenë 72,031,300 lekë të reja pa TVSH ose rreth 865 milionë lekë të vjetra me TVSH. Kjo vlerë po të krahasohet me vlerën e fondit limit, rezulton të jetë sa 95.76% e tij duke ngritur dyshime se kemi të bëjmë me një fitues të paracaktuar. Epo, shpresojmë se me vulat e sigurisë së Sokol Topçiut siguria e zgjedhjeve lokale të 2023 do të jetë në “duar të sigurta”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.