Dako me motrën dhe Ardian Çela, cikllopët e korrupsionit në Bashki
Sot, po vijojmë publikimin e skandaleve të shumta ekonomike-finaniare, me pasuritë, qiratë, udhëtimet, shpërblimet, tenderët e shërbim-investimeve në Bashkinë e Durrësit, bërë nga Ardian Çela ish-N/kryetar i Bashkisë dhe Kryetar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave (KVO) dhe motra e kryetarit Vangjush Dako, zonja Valbona Qirjako, me detyrë Drejtore e Përgjithshme e Departamentit Ekonomi-Financë në këtë bashki, ende në detyrë, emëruar prej vëllait të saj kryetar bashkie!
Faktet që po publikojmë, nuk janë “llafe pazari”, por raport auditimi përfundimtar i KLSH, dalë prej kontrollit në Bashkinë Durrës, datë 01.01.2013, lënë detyrë Vangjush Dakos, Vendim të KLSH Nr. 75, datë 30.06.2015, me emra e afate konkrete që kanë kaluar prej 3 vitesh e nuk janë zbatuar, për ndëshkime administrative e rikthime në arkën e shtetit, të miliardave të vjedhura me falsitete, zhdukje dhe mos pasqyrim letrash të tenderëve të investimeve e shërbimeve!
Ja “vargmali” i abuzimeve të bëra nga Ardian Çela kur ishte N/kryetar Bashkie dhe nga motra e kryetarit Vangjush Dako, që vazhdon të jetë drejtore e pasurive dhe llogarive të Bashkisë Durrës, të zbuluara nga KLSH:
- Bashkia, pas kryerjes së auditimit në Ndërmarrje Parkut Eksportit Durrës, nuk ka hartuar procesverbalin e dorëzimit të pronës me sipërfaqe 4200 m2 nga pronari posedues, pronë e regjistruar me Regjistrin Hipotekor nr.8, datë 22.01.2003, neglizhencë që ka pasojë zotërimin dhe shfrytëzimin e kësaj prone, nga persona të tjerë.
- Bashkia nuk ka letra zyrtare, për detyrimet të 3 debitorëve nga qiratë e pa likuiduara në afat dhe të debitorëve, duke mos arkëtuar asnjë qindarkë në bashki, prej 3 vitesh.
- Drejtoria Ekonomi-Financë (Motra e Vangjushit) e Bashkisë, nuk ka plotësuar pasqyrat nr. 10-“Pasqyrë e konsoliduar e gjendjes financiare” dhe pasqyra nr. 11-“Pasqyrë e konsoliduar e të ardhurave e shpenzimeve të funksionimit”, në kundërshtim me Udhëzimin e Ministrisë së Financave (UMF) nr. 26, datë 27.12.2007 4. Drejtoria Ekonomi-Financë (Motra e Vangjushit) e Bashkisë, në llogarinë nr. 202, “Studime dhe kërkime”, ka pasqyruar me pozicion financiar 140,406,613 lekë në bilancin e vitit 2013, që i përket vlerës së studim projektimeve të mbartur prej vitesh dhe amortizimit të tyre të pasqyruar në llogarinë nr. 209, duke zhdukur letrat e pagesave të mbikëqyrjes dhe kolaudimeve të punimeve të kryera nga bashkia.
- Drejtoria Ekonomi-Financë (Motra e Vangjushit) e Bashkisë, nuk ka respektuar numrin rendor me rend rritës (progresiv) në plotësimin e fletë hyrjeve dhe fletë daljeve të magazinës vitin 2013, për fletë hyrjet nga 1-29, duke përsëritur numrat 1-7 dhe 1-6, ndërsa fletë daljet nga numri 1-439, duke përsëritur nga 1-47, pas verfikimit të ët cilave rezulton se mungojnë dokumente e janë bërë pagesa të paligjshme e të pa faktuara me dosje blerje-shërbime- investime .
- Drejtoria Ekonomi-Financë (Motra e Vangjushit) e Bashkisë, nuk ka kryer regjistrimet në kontabilitet dhe nuk ka pasqyruar në bilancet kontabël shtesat në aktivet e qëndrueshme, në vlerën 339.121.126 lekë të reja, ndërkohë që njësitë vartësi kanë të regjistruar vlerë më të vogël, konkretisht 250.790.508 lekë të reja, me një diferencë mangët 88.230.618 lekë të reja.
- Bashkia Durrës (N/kryetari Ardian Çela), gjatë vitit 2013 ka zhvilluar gjithsej 15 procedura prokurimi, me fond limit 208,970,884 lekë të reja, nga të cilat ka anuluar dy procedura me fond limit 25,475,717 lekë, ka realizuar 13 procedura me fond limit 183,495,167 lekë, dhe ka lidhur 13 kontrata zbatimi me vlerë të përgjithshme 134,489,211 lekë të reja, të cilat janë llogaritur me zëra mangët dhe me kosto 30% diferencë nga përcaktiemt ligjore.
- Bashkia Durrës (N/kryetari Ardian Çela), për 4 prokurime me vlerë mbi 100 milionë lekë të reja secili, me fond limit total 751,450,468 lekë të reja, për objektet “Rikualifikimi i Nënkalimit dhe Rotondës tek Ura e Dajlanit dhe Plepa Durrës”,”Ndërtim i rrugës së re paralel me murin e Portit”, “Rikualifikim i sheshit “Iliria”, (sheshi “Liria” faza II)”, “Realizimi i korsive të biçikletave, gjelbërimit dhe ndriçimit në rrugën “Pavarësia”, KVO (Ardian Çela) nuk ka kryer oponencë teknike, në kundërshtim me ligjin nr. 8402, datë 10.09.1998, “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit.
- Për 13 objekte me vlerë 727.779.690 lekë të reja “Tender i hapur për punime ndërtimi”, nuk janë përcaktuar kriteret e kategorisë së licencës, në kundërshtim me VKM nr.42, datë 16.01.2008 dhe në strukturën e preventivit të llogaritjes së fondit limit në këto 13 tendera, nuk është vendosur vlera prej jo më pak se 3% e vlerës së projektit, zëri “për sigurinë në kantier”, që ka sjellë llogaritjen e fondit limit për fituesin, në vlerë më të ulët minus 21.833.391 lekë të reja, me pasojë cënimin e garancisë së mbrojtjes dhe sigurisë në punë!
- Për 13 objektet me vlerë 727.779.690 lekë të reja “Tender i hapur për punime ndërtimi”, grupi i hartimit të fondit limit dhe specifikimeve teknike në bashki, në hartimin e preventivave të punimeve të ndërtimit, nuk ka respektuar manualet për analizat teknike të çmimeve, me pasojë minus 95.433.978 lekë të reja dhe çmime të vendosura mbi manual në shumën + 52.691.235 lekë te reaj, ose më qartë, shkaktuar efekt ekonomik negativ me rritjen artificiale të fondit limit të tenderit, në vlerën 52.691.235 lekë të reja, duke shkelur VKM nr. 568, datë 27.06.13.
- Grupi i hartimit të specifikimeve teknike dhe fondit limit dhe Njësia e Hartimit të Dokumenteve të Tenderit (NJHDT), për 3 procedura prokurimi, në kërkesat e specifikimeve për realizimin e objektit: “Rikonstruksion i segmentit “Bulevardi Dyrrah-Sheshi Liria”, “Rikualifikim Fasadash” dhe “Rikualifikim Fasadash”, ka përcaktuar si kriter procesin e punës dhe certfikatën ISO të bojërave, duke shkaktuar qëllimisht, skualifkimin e ofertuesve të tjerë që plotësonin kriteret ligjore.
- Bashkia Durrës (N/kryetari Ardian Çela), nuk ka ngritur grupet e marrjes në dorëzim të mallrave nuk ka zbatuar procedurën ligjore për marrjen në dorëzim të punimeve të shërbimit, si dhe të punimeve të ndërtimit pasi, nga ana e Titullarit të Autoritetit Kontrator (kryetari i bashkisë).
- Gjatë zbatimit të punimeve për ndërtimin e objektit “Rikonstruksion të Kuartallit Lagja 18 “Faza-II”, nuk është siguruar cilësia e punimeve të ndërtimit për zërin “shtresë asfaltobetoni”, sipas kërkesave të standardeve, për pasojëka ndodhur dëmtimi i shtresës së asfaltobetonit në sipërfaqen e rrugës prej 10 mijë e 753 m2.
- Në bashkinë Durrës, të ardhurat nga taksat dhe tarifat vendore për vitin 2013, janë realizuar në shumën 801,837,000 lekë të reja, nga 1,104,000,000 lekë të reja të parealizuara në buxhet, me diferencë më pak 302,163,000 lekë të reja.
- Bashkia Durrës, gjatë vitit 2013 ka shqyrtuar 8 leje zhvillimore ndërtimi, të cilat janë miratuar nga Kryetari i Bashkisë, por nga dosjet e tyre, rezultuan mangësi të shumta në dokumentacion si dhe mos publikim të akteve të lejeve ndërtimore, në Regjistrin e Planifikimit të Territorit, në kundërshtim me nenin 53 të ligjit nr. 10/119 “Për planifikimin e territorit”.
- Të gjitha praktikat e lejeve të ndërtimit të dhëna nga bashkia “Dako”, nuk rezultojnë të jenë të inventarizuara dhe numerizuara konform ligjit nr. 9154, datë 06.11.2003 “Për Arkivat”, pra nyuk figurojnë si dosje.
- Me VKM nr. 536, datë 01.05.2008 ”Për miratimin e listës përfundimtare të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që transferohen në pronësi ose në përdorim të Bashkisë Durrës, janë transferuar 1159 prona gjithsej, nga të cialt 938 në pronësi dhe 221 në përdorim, por asnjë prej këtyre pronave, nuk i është bëre regjistrimi ekonomik-financiar kontabilitetin e Bashkisë.
- Bashkia ka kaluar në pronësi 472 vend-strehime të ushtrisë, por këto prona janë dhënë pa numër pasurie dhe pa indeks harte.
- Bashkia Durrës, në vitin 2013 ka pasur 62 kontrata qiraje, të lidhura me subjekte të tjerë privat, por ata megjithëse rezultojnë të mos kenë shlyer detyrimet financiare në bashki, janë lejuar të shfrytëzojnë këta pasuri të bashkisë pa asnjë pagesë.
- Në kundërshtim me nenin 5 të ligjit nr. 9780, datë 16.07.2007 “Për Inspektimin e ndërtimit”, në asnjë rast të ekzekutimit të vendimit për prishje objektesh pa leje, nuk është marrë vendim zhdëmtimi në ngarkim të subjektit kundërvajtës, por kosto e rehabilitimit i ka paguar bashkia./Pamfleti
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



