E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dalin pamjet nga mbledhja e Këshillit të Mandateve për Ballukun
Lajme

Dalin pamjet nga mbledhja e Këshillit të Mandateve për Ballukun

Dalin pamjet nga Këshilli i Mandateve, ku po diskutohet lidhur me kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për heqjen e mandatit të zëvendës-kryeministres Belinda Balluku.

Në sallë shihet se fjalën e kanë marrë kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, dhe kreu i grupit të PS, Taulant Balla. Po ashtu, në mbledhje janë të pranishëm tre prokurorë, përfshirë kreun e ri të SPAK, Klodian Braho, si dhe Dritan Prençi dhe Dorina Bejko.

Balluku është e pandehur për shkelje në tenderin 190 milionë euro të Tunelit të Llogarasë dhe është nën hetim për 7 lotet e Unazës së Madhe, me vlerë 450 milionë euro. Ajo dyshohet gjithashtu se ka përcaktuar fituesit e tre tenderave të tjerë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.