E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Danimarka  mbyll me  gardh kufirin me Gjermaninë
Publik News

Danimarka mbyll me gardh kufirin me Gjermaninë

Ndërsa Donald Trump gre  murin e tij të në kufirin me Meksikën, që do të ndalonte kalimet e paligjshme, Danimarka sot mbyllii dhe pjesen  fundit me një gardh rreth 70 km të gjatë, në kufirin me Gjermaninë, për të mbajtur larg derrat e egër.

Kjo, sipas zyrtarëve daneze , ka si qëllim të pengojë përhapjen e gripit afrikan të bagëtive, që mund të dëmtojë industrinë e vyer të derrave në vend.

Puna për gardhin, 2 metra të lartë, nisi në Padborg, në jugperëndim të Kopenghagenit.

Rrethimi u autorizua nga ligjvënësit danezë në qershor, pasi qeveria paralajmëroi se eksportet e mishit të derrit të Danimarkës, në vendet jo anëtare të BE, me vlerë 1.6 miliardë dollarë në vit, mund të preken nga gripi afrikan i bagëtive. Në 2016, eksportet totale daneze të mishit të derrit kishin një vlerë prej 4.55 miliardë dollarë.

Ndryshe nga gripi i shpendëve, gripi afrikan nuk prej njerëzit por mund të jetë vdekjeprurës për kafshët shtëpiake dhe derrat e egër dhe do t’i shkaktonte shumë humbje fermerëve.

Kritikët thonë se rrethimi që kushton 4.6 milionë dollarë, do të dëmtojë jetën e egër dhe është një gjest simbolik që ka në thelb një problem inekzistent. Asnjë rast gripi afrikan nuk është raportuar në gjermani edhe pse ka pasur raste të tilla në vendet fqinje.

Sipas agjencisë evropiane të stastistikave, Eurostat, ka rreth 150 milionë derra në BE dhe 40 për qind e tyre ndodhen në Spanjë dhe Gjermani.

Ndërkohë, Danimarka është i vetmi vend i BE ku numri i derrave është më i madh se ai i njerëzve, me 215 derra për çdo 100 banorë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.