E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dash Shehi do të garojë i  vetëm në zgjedhjet  parlamentare të 2025
Lajme

Dash Shehi do të garojë i vetëm në zgjedhjet parlamentare të 2025

Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, ka refuzuar ftesën e Partisë Demokratike për bashkimin e opozitës.

Në një intervistë me Marsela Karapançon, Shehi tha se është kundër bashkimit të opozitës me Sali Berishën dhe Lulzim Bashën.

“Unë nuk jam as me Bashën e as me Berishën, ne jemi më vete. S’na e japin këta certifikatën se kush është opozitar. Nuk jam as me njërin as me tjetrin. Shpresoj të dalë një grup i ri, sepse këto ishin”, u shpreh ai, ndërsa I cilësoi Berishën dhe Bashën si të njejtën monedhë.

“Berisha dhe Basha janë e njëjta monedhë, ndaç ktheje kështu ndaç ashtu 10 lekë bën monedha. Hajde të ndërtojmë një rrugë të re, u bëj thirrje të gjithë kolegëve”, vijoi kreu i LZHK-së.

Shehi deklaroi se në zgjedhjet e vitit 2025 tha se do të futet vetëm.

“Ne duhet të hyjmë më vete në zgjedhje siç hyjnë dhe opozitat e tjera, duhet ta konsiderojmë njëri- tjetrin kolegë por edhe rivalë, kur të mbarojnë zgjedhjet kristalizohemi. Të gjithë të pakënaqurit ku do shkojnë do vijnë te ne”, theksoi ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.