E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dash Shehi :Këtu te ne droga është zgjedhur kryeministër
Sot

Dash Shehi :Këtu te ne droga është zgjedhur kryeministër

Unë si Dashamir Shehi them se duhet ta votojmë vettingun. Në mënyrë që t’ia heqim nga dora kryeministrit këtë armë, sepse ngeli vettingu, vettingu. Edhe për një rrugë që është me gropa e ka fajin vettingu. Çadra është një projeksion parazgjedhor dhe shumë shpejt do të mbyllet. Në Kavajë s’do ndodhë asgjë nga këto skenarët që thuhen. Unë uroj që dhe pala tjetër ta dëgjojë mesazhin. Në qoftë se këtu agravohen situatat gjithçka mund të ndodhë, edhe pse uroj që jo …’’

“Çadra do mbyllet, po i vjen dita sepse do hyjmë në zgjedhje, nuk do të rrijmë në çadër gjith jetën. Qeveria teknike nuk sjell destabilitet. Ne dyshojmë se është vetë Edi Rama që i vjedh zgjedhjet, ndaj kërkojmë largimin e tij dhe jo të 3-4 ministrave”, u shpreh deputeti.

Ai akuzoi Ramën për kriminalizimin e shtetit, qytetarëve dhe politikës.

“Jashtë shtetit droga kriminalizon një linjë të shoqërisë, ata që e konsumojnë dhe e shesin. Këtu te ne droga është zgjedhur kryeministër. Vettingu po përdoret nga kjo mazhoranca për t’u fshehur pas gishtit. Për çdo gjë në Shqipëri ia ka fajin vetting-u”, u shpreh Shehi.

Sa i përket zgjedhjeve lokale në Kavajë, më 7 maj, Shehi mohoi se është planifikuar ndonjë skenar dhune.

“Në Kavajë nuk do të ndodh asgjë. Nuk ka për të ndodhur 97-ta siç thonë disa, nuk ka për të patur dhunë”, garantoi kreu i LZHK-së.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.