E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Debate në  mbledhjen e PD me dyer të mbylluara
Lajme

Debate në mbledhjen e PD me dyer të mbylluara

Murrizi përplaset me Nokën e Palokën në Këshill: I keni fryrë Berishës në vesh për listat…

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të Këshillit të PD Myslym Murrizi, Edi Paloka dhe Flamur Noka janë përfshirë në një debatet.

Murrizi: Do mërziteni nga ajo që do them, por se kam problem. Gabim që keni nxjerr mediat jashtë (I drejtohet Palokës). Berisha tha “sulm” por ne e kemi trajnerin me të kuqe. Me çfarë ta bëjmë sulmin me mbrojtës? Kush ka gjujt nga ju? Berisha i ka bërë listat e drejtuesve politikë, por ke qenë ti Flamur që i ke fryrë në vesh. E kemi parë në media me kohë listën e drejtuesve të qarqeve. Agron Gjekmarkaj ka thënë do hidhem nga ballkoni po erdhi Berisha. Jorida Tabaku tha vdiq Berisha politikisht. Si mund të motivohen demokratët? Ne e nisëm foltoren që të ketë vlerë vota. Por Bardhi dhe Gjekmarkaj nuk u zgjodhën me votë. Erdhën si të bashkuar në diversitet e na u bene diversante. Te vijnë të votohen. Pyet Bardhin pse se ke çuar emrin e Berishës si anëtar i Grupit Parlamentar. Bardhi thotë nuk është e vërtetë, është dërguar në maj. Pse drejtuesit politik mos të votoheshin? A do ngjisni ju nëpër qarqe? Duhet të jemi të ndershëm me anëtarësinë. Nëse Berisha do të jetë i arrestuar harrojeni se do ngjisim tek qytetarët. Gjysma e këtyre që do marrin mandatet do të përjashtojnë ty prap, i drejtohet Flamurit. Si hyjmë në qeveri teknike? Keni bërë pazar me Ramën, na e sqaroni. PD duhet të hapet, kemi vuajtur sepse s’kemi folur duhet të flasin të gjithë.

Paloka: Qëllimi ynë të mundësojmë qeveri teknike

Noka: PD ka si bazë debatin e brendshëm. Debati është i shëndetshëm dhe i domosdoshëm. Ne jemi në demokraci, por jo në kaus. Çdo demokrat kudo të jetë ka të drejtë të flasë dhe ne do ta dëgjojmë. Postimet në rrjete sociale kundër figurave të PD-së janë propagandë. Drejtuesit politikë janë tager i Kryetarit të PD. Mund t’i fryj unë ose dhe ti Myslim, por nuk ndikohet Sali Berisha. Ne jemi duke hyrë në një betejë. A kemi difekte dhe të meta po kemi, se jemi njerëzor. Kemi 3 vjet ne luftën e brendshme, por sot jemi të gjithë bashkë. Ne jemi në demokraci, por jo në anarshi që do të thotë respekt për statutin, Kushtetutën tonë dhe institucionet e Partisë. Jemi duke hyrë në një betejë pa kthim dhe pa ndalim. Ndaj të stopojmë çdo sulm ndaj njëri- tjetrit. Gjekmarkaj si nënkryetar i PD artikulon në çdo institucion ndërkombëtar kërkesën për lirimin e liderit tonë. Vetëm të bashkuar ecim drejt fitores.

Mbledhja e kësaj të premteje (6 shtator) e Këshillit Kombëtar të PD është shoqëruar me debate sa i takon organizimit dhe aksionit opozitar. Por në fund, deputeti Flamur Noka ka dhënë udhëzimin që të gjithë të jenë në terren dhe gati për aksion.

noka paloka

Po ashtu, Noka renditi edhe dy kërkesat kryesore, lirimin e Sali Berishës dhe krijimin e qeverisë teknike.

Në diskutimet me dyer të mbyllura, por që janë siguruar nga gazetari Osman Stafa thuhet se Noka i bëri thirrje të gjithë anëtarëve që të fshijnë hamendësimet për njëri – tjetrin, pasi nuk kanë luksin që të shohin defektet.

Flamur Noka: Drejtuesit politik do të zbresin në terren. Drejtuesit e degëve të bëhen gati për organizimin e aksionit.

Lirimi i liderit tonë dhe qeveria teknike janë dy kërkesat tona. Jemi gati për aksion. Kjo është vjeshtë e zjarrit opozitar. Fshini nga mendja çdo hamendësim ndaj njëri-tjetrit. S’e kemi luksin të shohim tek njëri-tjetri defekte. Bashkë për gjunjëzimin e narkoshtetit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.