Debatet në Këshillin e PD, Murrizi : Jo bashkim tinëzar, pas 20 shkurtit çfarë do të bëjmë?
Zbardhen diskutimet dhe debatet në Këshillin Kombëtar të grupit të Berishës. Edi Paloka thirri sot Këshillin për të diskutuar mbi protestën e 20 shkurtit. Edhe pse ka një unitet për këtë datë, ai që është më realisti është Myslim Murrizi.
Ky i fundit ka folur në mbledhje dhe ka kërkuar nga demokratët që të jenë me këmbë në tokë. Të gjithë janë turrur t’i thurin elozhe Berishës dhe janë shprehur të lumtur për bashkimin me Bardhin, por ish-deputeti tha se nuk mund të ketë bashkime tinëzare.
“Ne do hyjmë në zgjedhje 2025 dhe duhet të gjejmë mënyrën ligjore si do hyjmë në zgjedhje nëse vula nuk vjen te ne? Jo heshtje, jo lëpirje, jo duartrokitje duhet strategji e jona. Ne jemi shume pas revoltës qytetare. Duhet të jemi të besueshëm për qytetarët pas 2 vitesh akuza dhe deklarata shume te renda për njëri-tjetrin. Kërkimi ndjesës është fisnikeri. Ky bashkim të rrezatohet poshtë, jo bashkim tinzarëshe“, tha ai.
Pjesë nga diskutimi:
Flamur Noka: Mbledhja vetëm një pike: Aksioni PD dhe protesta e 20 shkurtit. Kemi një shembull referimi kur punojmë bashkë dhe organizohemi siç është protesta e 7 Korrikut. Të përcjellim mesazhet edhe në rrjetet sociale. Tani puna kapilare pas mbledhjes së strukturave Bashkimi ka dhënë mesazh tek demokratët. Kemi vetëm 8 ditë para protestës. Me të gjithë deputetët takime në qendrat e degëve.
Ilirjana Kuçana: Kjo salle është shpresplotë falë bashkimit. Meritë e arkitektit Sali Berisha. Aksioni opozitar mendoj se duhet të fokusohemi më shumë në bazë. Duhet t’i shpjegojmë bazës arrestimin politik të liderit Berisha, si edhe të aktivizojmë këdo që është kundër Ramës.
Lisandër Hoxha: Përshëndes bashkimin. Përçarja është reflektuar dhe në baze. Pas bashkimit sot të fokusohemi dhe të bashkimi bazës. Krahas bashkimit duhet edhe të hapemi për prurje të reja. Ne jemi në luftë me këtë qeveri dhe duhet ta përmbysim.
Myslim Murrizi: PD ka vuajt nga heshtja. Ne nuk funksionojmë vetëm me Fb. Këtu ka opozitar të 97. Heshtja na ka penguar. Po me 21 çfarë do bëjmë? Pse u venitem pas 7 korrikut? Jo i kryer misioni ynë. Këto 2 vite u duk qartë e vërteta. Bashkimi ndodh duke u shkrirë dhe duke shkuar në bazë. Sot një vit do jemi në fushate. Rama ka nisur fushatën. Kush është propozimi për Kodin Zgjedhor, ende se kam dëgjuar? Me 20 OK është protesta, por me 21 çdo bëjmë??? A do hartojmë programin?? Ne do hyjmë në zgjedhje 2025 dhe duhet të gjejmë mënyrën ligjore si do hyjmë në zgjedhje nëse vula nuk vjen te ne? Jo heshtje, jo lëpirje, jo duartrokitje duhet strategji e jona. Ne jemi shume pas revoltës qytetare. Duhet të jemi të besueshëm për qytetarët pas 2 vitesh akuza dhe deklarata shume te renda për njëri-tjetrin. Kërkimi ndjesës është fisnikeri. Ky bashkim të rrezatohet poshtë, jo bashkim tinzarëshe.
Edi Paloka: Të gjithë deputetët pa përjashtim do jemi në bazë. Të gjithë kemi mëkatet tona në politikë, por na takon të ecim bashkë për qëllimin madhor.
Bujar Leskaj: Duhet t’i themi shqiptarëve idenë që kemi për kodin zgjedhor. Kemi problem mungesën e koalicioneve parazgjedhore. Ne nuk duhet të heqim dorë nga listat e hapura, si edhe nga primaret. Nëse e bëjmë, kalojmë në dekurajim në masë të madhe.
Statut fraksionet le të krijohen. Të kenë përfaqësimin e tyre. Mbledhja e grupit shumë e rëndësishme shpresë plotë për të ardhmen, por mbi të gjitha rëndësi ka edhe puna në bazë te demokratët. Duhet ta shohim njëri-tjetrin me shumë dashuri. Kemi objeksion të përbashkët. Duhet parë formë e re organizimi, por më parë na duhet analiza.
Deputetët Tritan Shehu dhe Luan Baçi kanë propozuar që ish-kryeministri Sali Berisha të jetë pjesë e protestës së 20 shkurtit përmes teknologjisë.
Sipas Baçit, Berisha duhet të ketë një fjalë para mbështetësve demokratë ditën e protestës.
Megjithatë Dhurata Çupi nuk ka qenë e këtij mendimi, duke argumentuar se nëse nuk mund ta ndihmojnë Berishën, të paktën nuk duhet që atij t’i rëndohet pozita juridike. duke marrë parasysh se ky i fundit ndodhet në arrest shtëpiak.
Nga ana tjetër Lindita Metaliaj ka theksuar se protesta e 20 shkurtit nuk duhet të jetë një pasarelë dhe se qytetarët nuk duhet të dëgjojnë fjalimet e më pas të shpërndahen, por sipas saj duhet të ketë “përballje dhe betejë”.
Dhurata Çupi më tej është shprehur se demokratët nuk janë të qartë për qëndrimin që do të mbajnë gjatë vizitës së sekretarit të DASH Antony Blinken në datën 15, duke kërkuar nga Flamur Noka dhe Gazment Bardhi një qëndrim.
Fjala e Edi Palokës:
Sot edhe siç jeni njoftuar, këshilli kombëtar do të përqendrohet kryesisht në çështjen e protestës së 20 shkurtit pasi kjo është çështja më madhore që kemi tani si PD.
Do të bëjmë edhe një përcaktim të punës së gjithsecilit, ndarjes së deputetëve të grupeve të punës.
Për situatën politike jemi të qartë të gjithë.
Jemi në kushtet kur lideri i opozitës tashmë politikisht është në ‘arrest shtëpie’. Në parlament Rama pothuajse e ka përjashtuar opozitën nga të gjitha mundësitë që ka një deputet për të reaguar, për të ngritur zërin e qytetarëve që e kanë zgjedhur.
Megjithatë siç edhe e keni ndjekur, grupi parlamentar ka muaj që reagon fuqishëm, do të vazhdojë qëndresën. Ka pasur reagime jo të pakta edhe nga mediat dhe institucionet ndërkombëtare për ti plotësuar detyrimet kushtetuese opozitës.
Dua të ju kujtoj se të gjitha këto reagime edhe të medieve dhe të institucioneve erdhën vetëm ditën kur parlamenti mori zjarr. Nuk e them për të nxitur asgjë përpara 20 shkurtit, por për ta pasur të qartë të gjithë se nëse ne nuk reagojmë, as ndërkombëtarët nuk do të na i kenë pas.
Ata që presin ende të na i zgjidhin problemet ata që praktikisht nuk jetojnë me problemet tona, e kanë gabim.
Prandaj dhe 20 shkurtin kështu duhet ta shohim.

Në radhë të parë unë hy tek ajo pjesë, ta quajmë, radikale e PD-së dhe tek kjo protestë, demokratët presin shumë. Megjithatë detyra jonë kryesore, parësore për 20 shkurtin është pjesëmarrja.
Forcën në radhë të parë duhet ta tregojmë me pjesëmarrjen. 20 shkurti është aty, kur të jemi me dhjetëra mijëra në shesh, siç e ka thënë edhe Berisha, e ka thënë edhe publikisht që; popullin një herë e drejton, dhe një herë të drejton.
Këmbëngul edhe njëherë të them është se detyra jonë, e deputetëve, Këshillit Kombëtar, të gjithë strukturave të PD është që në 20 shkurt të sigurojmë pjesëmarrjen më të madhe që kemi arritur ndonjëherë.
Revolta, pakënaqësia tek njerëzit ka arritur kulmin, është e vërtetë se sot jemi në një regjim diktatorial, dhe kjo pavarësisht se nuk ndikon te ne, ndikon tek një pjesë e njerëzve. Jo të gjithë kanë të njëjtin guxim, ideal, inspirim për të luftuar për drejtësi e demokraci. Ta kemi të qartë këtë.
Është detyra jonë që gjithë këta njerëz, që janë shumë të pakënaqur me këtë regjim ti marrim dhe ti nxjerrim në rrugë.
Unë në daljet e mia publike një thirrje u kam bërë. Kushdo që ka një revoltë, pakënaqësi për të shprehur le të dalë të paktën atë ditë për ta shprehur me pjesëmarrjen e tij. Kjo është ajo pjesa jashtë nesh.

Ajo që ne duhet të bëjmë, janë vetëm 8 vite, ne duhet të jemi të gjithë në terren.
Sot siç e keni ndjekur, grupi parlamentar zhvilloi takimin e parë në selinë e PD, pas kaq kohësh. Duket një formalitet, por jam i bindur se për të gjithë ne është një arritje pas gjithë andrallave dhe vështirësive që kemi kaluar si PD. Është një hap i madh, drejt asaj që duam të arrijmë sa më shpejt; bashkimin e gjithë strukturës së PD dhe vënien në funksion jo vetëm të 20 shkurtit, por të fitores së zgjedhjeve të ardhshme.
Se në fund të fundit synimi ynë kryesor është rrëzimi i këtij regjimi dhe fitorja në zgjedhje.
Tani që Sali Berisha, është në kushtet që është, na takon të bëjmë 10 herë më shumë ne të tjerëve dhe jo të ulim kokën.
Na duhet të dhjetëfishojmë punën tonë që në 20 shkurt ti tregojmë kujtdo, atyre që janë brenda dhe që mund të vijnë nga jashtë, se ne nuk pajtohemi më me diktaturën. Le ta mbështesë kush të dojë, le ti interesojë kujt të dojë, ta mbajë Ramën si diktator në Shqipëri ne nuk mund të pajtohemi me këtë, përndryshe hajde të ikim të gjithë në shtëpitë tona dhe ta mbyllim këtë histori.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



