Dëborë në Kiev / Moti favorizon Dinamon përballë Bayern
Bayern hyn në fushë si i kualifikuar në krye të grupit D në ndeshjen e parafundit të kësaj faze të Champions, ndërsa Dinamo e Kievit i duhet me patjetër fitorja që të mbajë gjallë shpresat për vendin e tretë, që e kalon në Europa League.
Pavarësisht se kualifikimi është një kapitull i mbyllur, gjermanët duket se nuk kanë ndërmend që të tolerojnë në këtë takim, ku në sulm aktivizohen titullarët, si Muller, Leëandoëski, Sane e Coman.
Ndryshime ka pësuar mbrojtja, ku do të aktivizohen Nianzou e Hernandez në qendër dhe Pavard e Davies nga krahët. Qendra e mesfushës i është besuar Tolisso-s dhe Goretzka-s.
Ndërkohë, Kievi është mbuluar nga dëbora dhe moti i ftohtë, që pritet të ndikojë edhe në këtë takim. Pak minuta para nisjes së ndeshjes, punonjësit e mirëmbajtjes së stadiumit u panë duke pastruar dëborën nga tapeti jeshil.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



