E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Debutimi i Ronaldos me Juventusin, ndeshja e katërt më e shikuar në historinë e Sky Italia
Sport

Debutimi i Ronaldos me Juventusin, ndeshja e katërt më e shikuar në historinë e Sky Italia

Debutimi i Cristiano Ronaldos me Juventusin u shikua nga 2.3 milionë shikues në Itali, ndeshja e katërt më e shikuar në historinë e Sky Italia.

Ylli portugez u transferua këtë verë në Juventus për 2.3 milionë euro dhe debutoi për klubin e tij të ri në ndeshjen kundër Chievos. Edhe pse Ronaldo nuk arriti të shënojë gol në këtë ndeshje, Juventusi fituan me rezultat 3-2, përcjell Gazeta Express.

Ndeshjen e shikuan 2,330,234 shikues, numër ky 68 përqind më i madh se sa numri i shikuesve në ndeshjen e parë të Juventusit sezonin e kaluar, në të cilën u ndeshën me Cagliarin.

Debutimi i Ronaldos gjithashtu u bë ndeshja e katërt më e shikuar në historinë e Sky Italia, pas ndeshjeve mes Juventusit dhe Interit në vitin 2013 dhe 2016, si dhe pas ndeshjes mes Romës në Juventus në gusht të vitit 2015.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.