E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dedikimi i bashkëshortes së Shpat Kasapit përlot rrjetin
Showbiz

Dedikimi i bashkëshortes së Shpat Kasapit përlot rrjetin

“Sa do doja të kisha në dorë edhe biletën tënde”

Bashkëshortja e artistit të ndjerë Shpat Kasapi ka prekur ndjekësit me një postim mjaft emocional në rrjetet sociale. Nëpërmjet një fotografie të publikuar në Instagram, Selvije Jao ka ndarë një moment personal, të mbushur me mall dhe dhimbje.

Në imazh shihet një biletë udhëtimi drejt Italisë, ku ajo po qëndron për trajtimin mjekësor të djalit të tyre. Krahas fotos, ajo ka lënë një mesazh të shkurtër, por tepër domethënës, duke shprehur dëshirën që ky udhëtim të mos ishte i vetëm.

“Sa do doja, më shumë se çdo gjë, ta kisha edhe biletën tënde në dorë”, shkruan ajo, duke prekur zemrat e ndjekësve.

Shpat Kasapi u nda nga jeta rreth tre javë më parë, në moshën 40-vjeçare, si pasojë e një ataku kardiak, duke lënë pas një boshllëk të madh te familjarët, miqtë dhe publiku që e deshi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.