E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Degradim moral e dhunë fizike
Lajme

Degradim moral e dhunë fizike

Reagon ashpër Akil Pano: Të ndërpritet emisioni

Pastori Akil Pano ka reaguar ashpër ndaj dhunës së transmetuar në një emision televiziv në “Top Channel”.

Një ditë më parë janë transmetuar pamje nga ky kanal televiziv, ku gjatë emisionit “Përputhen”, një vajzë qëllon një tjetër me shuplakë, ndërkohë ulërimat dhe britmat dëgjohen në të gjithë studion.

“Skandal!!! Degradim total dhe keqprezantim i vajzës, gruas, motrës, dhe çdo modeli sjelljeje.

Dhunë verbale e fizike në emisionin ‘Përputhen’.

Në këtë program, përpara disa vitesh kam qenë

opinionist në prime time dhe brenda programit jam përpjekur të flas qartë për këto modele tè shëmtuara sjelljeje.

Ky Program televiziv po pasqyron modele të papërshtatshme, ku ‘fama’ e premtuar është shndërruar në qëllim dhe antivlerat prezantojnë njeriun siç njeriu nuk duhet te jetë. Për këtë mendoj se ky emision duhet të nderpritet”, ka reaguar Pano në rrjete sociale

https://www.instagram.com/reel/CmKHKKJLCus/?igshid=Nzg3NjI1NGI=

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.