E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deklarata e deputetit: Largohem nga politika  nëse e djathta nuk vjen në pushtet
Publik News

Deklarata e deputetit: Largohem nga politika nëse e djathta nuk vjen në pushtet

Në fjalën e ti në Kuvend, Maliqi tha se çfarëdo të bëjë qeveria me Kodin Zgjedhor, Opozita do të ketë një fitore plebishitare. Madje ai shkoi më tej, duke premtuar se nëse e djathta nuk fiton në qarkun e Beratit ai do të largohet nga jeta politike.

“Sot është një seancë turpi e rilindjes së krimit. Çfarë do të bëjnë me këto ndryshime të kodit tregojnë frikën e tyre. Ku janë këta që morën tepsinë dhe timonin. Pse kanë frikë votën e drejtë dhe listat e hapura. Çfarë kanë frikë këta? Parlamentin e kanë, krimin e kanë, institucionet i kanë.

Ju sot po gënjeni dhe po mashtroni të gjithë shqiptaret. Po shkelni marrëveshjen e 5 qershorit.

Po çfarë do që do të bëni të jeni të sigurt që fitorja do të jet plebishitare

Nëse nuk fiton e djathta në Berat unë largohemi nga politika, sepse i keni mashtruar qytetarët”, tha Maliqi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.