Deklarata e fortë: 2-3 prokurorë të SPAK dalin në “Sky” dhe “Encro”
Ish-deputeti Myslim Murrizi ka reaguar me tone të forta pas raportimit të kreut të SPAK, Altin Dumani, në Kuvend. Ai kritikoi mënyrën e zhvillimit të seancës, duke thënë se pyetjet ndaj Dumanit nuk duhet të kufizohen vetëm në aspekte teknike, pasi sipas tij disa prokurorë fshehin përgjegjësitë pas justifikimit të “sekretit hetimor”.
Sipas Murrizit, është e nevojshme që gjatë diskutimeve të ngrihen në mënyrë të hapur problematikat që lidhen me sjelljen me standarde të dyfishta të disa prokurorëve të SPAK-ut, të cilët, siç pohon ai, janë të përfshirë në abuzime me tendera, shpërdorim fondesh publike dhe pasuri të pajustifikuara.
“Nuk mjaftojnë vetëm pyetjet ndaj z. Dumani, sepse disa prokurorë i shmangen përgjigjeve me justifikimin se ‘janë sekrete hetimore’. Duhet të flitet hapur për sjelljet e tyre të dyfishta, për vjedhjet me tendera, abuzimet me paratë publike dhe shpërdorimin e detyrës”, shkruan Murrizi.
Ai shton se disa prokurorë të SPAK-ut janë shfaqur në komunikime të dyshimta telefonike dhe kanë lidhje me persona të përfshirë në trafikime, duke përmendur edhe raste të pasurive të pajustifikuara, si vila në Gjirin e Lalzit.
Murrizi akuzon gjithashtu një pjesë të prokurorëve të seksionit kundër korrupsionit për mungesë veprimi në disa dosje të rëndësishme.
“Kanë kaluar gati nëntë muaj që nga 10 shkurti, kur u arrestua Erion Veliaj, dhe një pjesë e prokurorëve që merren me korrupsionin e zyrtarëve të lartë flenë mbi dosje. Disa prej tyre madje përpiqen të mbyllin pazare për të ngrohur xhepat”, shkruan ish-deputeti.
Në fund të reagimit të tij, Murrizi akuzon Dumanin se po zgjat mandatet e disa prokurorëve pa meritë, duke i cilësuar ata si me “nivel të ulët integriteti personal, moral dhe profesional”.
“Për Z. Dumani nuk duhen vetëm pyetje sepse disave mund t’u mos u jap përgjigje se gjoja janë sekret leshi hetimor, por gjatë diskutimeve duhen ngritur të gjitha fenomenet e sjelljes me standarde të shumfishta nga prokuror hajdut ordiner për fenomene të njëjta, vjedhje me tenderët, abuzime me paratë publike apo shpërdorim i detyrës.
Se nga 20 prokurorë që ka SPAK-u ka 2-3 që dalin në komunikimet e telefonave BQ, SKY, ECRO, si dhe me familjarë trafikantë e pasuri të pa justifikuara si Kraja me vilë në Gjirin e Lalzit.
Ka rreth 9 muaj që më 10 shkurt, kur arrestuan Erion Veliajn, që 9 prokurorë të SPAK-ut që janë tek seksioni kundër korrupsionit të zyrtarëve të lartë flenë gjumë mbi dosjet ose janë në tentativa për të mbyllur pazaret që të ngrohin xhepat.
Dënglat e zgjatjes së mandatit të disa gagaç prokurorëve ti lëri Dumani, se nuk janë shenjtorë këta 20 prokurorë, por në nivel integriteti personal, moral dhe profesional janë fundi i trupës prej 400 prokurorësh që ka pasur Shqipëria”, shkruan Murrizi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



