E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deklarata e fortë e ish drejtores së OBSH:‘Bota u paralajmërua për pandeminë
Publik News

Deklarata e fortë e ish drejtores së OBSH:‘Bota u paralajmërua për pandeminë

Ish drejtorja e përgjithshme e Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH), Harlem Brundtland duke folur në Radio 4 në BBC, thotë se bota ishte në mungesë gatishmërie për një pandemi globale, edhe pse ishte paralajmëruar.Brundtland, e cila ishte edhe kryeministrja e parë femër e Norvegjisë, është bashkë-kryetare e Bordit të Monitorimit Global të Përgatitjes së OBSH-së dhe Bankës Botërore, e cila publikoi një raport në shtator 2019 ku paralajmërohej një “pandemi shumë vdekjeprurëse”.

“Ajo që ne po përballemi tani është një katastrofë e paralajmëruar,” tha ajo.

“Ne pamë boshllëqe të mëdha alarmante në gatishmërinë e botës dhe gjetëm prova bindëse të një kërcënimi shumë të real“.

“Nuk është vonë, por ne duhet të merremi me faktin se ne jemi tashmë përballë saj, që do të thotë të vendoset theksi në mobilizimin e fondeve dhe (vendosjen) e vëmendjes për marrjen e pajisjeve që janë të nevojshme“, tha ajo.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.