E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deklarata e fortë e Macron për Netanyahun: Mos harroni që Izraeli u krijua me vendim të OKB-së
Lajme

Deklarata e fortë e Macron për Netanyahun: Mos harroni që Izraeli u krijua me vendim të OKB-së

Pas një telefonate mes tyre ditën e sotme, ku u diskutua konfliktin midis Izraelit dhe Hezbollahut, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu dhe presidenti francez Emmanuel Macron, po shkëmbejnë deklarata të forta publike.

Në reagimin e tij, presidenti francez tha sot se kryeministri i Izraelit nuk duhet të anashkalojë vendimet e OKB-së, duke kujtuar se shteti i Izraelit u krijua me një vendim të OKB.

“Netanyahu nuk duhet të harrojë se vendi i tij u krijua nga një vendim i OKB-së”, tha Macron, duke iu referuar votimit të nëntorit 1947 në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara mbi planin për ndarjen e Palestinës në një shtet hebre dhe shteti jo-hebre.

“Rrjedhimisht, tani nuk është koha për të anashkaluar rezolutat e OKB-së,” vazhdoi ai, duke komentuar ndërhyrjen tokësore të forcave izraelite në Libanin jugor, ku është vendosur forca paqeruajtëse UNIFIL.

Ndërkohë kryeministri izraelit iu përgjigj komentit të presidentit francez, duke i thënë se krijimi i Izraelit ishte rezultat i luftës së pavarësisë të vitit 1948 dhe jo një vendim i OKB-së.

 “Një kujtim për presidentin e Francës, nuk ishte rezoluta e OKB-së që krijoi shtetin e Izraelit, por fitorja e arritur në luftën e pavarësisë, me gjakun e luftëtarëve heroikë, shumë prej të cilëve ishin të mbijetuar të Holokaustit – kryesisht regjimi i Vichy në Francë”, tha zyra e Netanyahut në një deklaratë.

Në bisedën telefonike mes dy liderëve, Netanyahu tha gjithashtu se ai kundërshtoi një armëpushim të njëanshëm në Liban sepse sipas tij, nuk do të ndryshonte situatën e sigurisë.

Rezoluta 1701 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së thotë se vetëm ushtria libaneze dhe misioni paqeruajtës jakë blu lejohen të vendosin forca në Libanin jugor dhe vendos një ndërprerje të armiqësive në të dyja anët e kufirit.

Netanyahu pretendon se Hezbollahu po përdorte objektet dhe pozicionet e UNIFIL si mbulesë për të nisur sulmet ndaj Izraelit. Ai i bëri thirrje shefit të OKB-së Antonio Guterres që të dërgojë paqeruajtësit në siguri menjëherë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.