E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deklarata e fortë  e Trump: Nëse nuk fitoj unë, merr fund demokracia
Lajme

Deklarata e fortë e Trump: Nëse nuk fitoj unë, merr fund demokracia

Kandidati për President i SHBA, Donald Trump ka deklaruar gjatë fushatës elektorale se nëse ai nuk fiton zgjedhjet presidenciale në nëntor, do të jetë fundi i demokracisë amerikane.

Gjatë fjalimit të tij në Ohajo, Trump tha se nëse nuk fiton zgjedhjet e përgjithshme të 5 nëntorit, demokracisë amerikane do t’i vijë fundi.

“Nëse nuk i fitojmë këto zgjedhje, nuk mendoj se do të keni zgjedhje të tjera në këtë vend”, tha Trump.

Trump, i cili është nën padi në Georgia për përpjekje për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020 atje, fitoi mjaft delegatë këtë javë për të siguruar matematikisht nominimin republikan. Gara e përgjithshme zgjedhore me Biden ka shumë të ngjarë të jetë jashtëzakonisht e ngushtë.

Ish-presidenti republikan po përdor gjithnjë e më shumë gjuhën distopike në fjalimet e tij të fushatës për gjendjen e vendit.

Në fjalimin e tij për vendosjen e tarifave për makinat e importuara dhe konkurrencën e huaj për industrinë amerikane të automobilave, Trump deklaroi: “Nëse nuk zgjidhem, do të ketë një gjakderdhje për të gjithë vendin”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.