E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deklarata e pazakontë e kreut britanik të shëndetësisë
Publik News

Deklarata e pazakontë e kreut britanik të shëndetësisë

Në konferencën e përditshme për shtyp për Covid-19 në Doëning Street, Prof Stephen Powis tha: “Nëse mund t’i mbajmë vdekjet nën 20,000, ne do të kemi bërë shumë mirë në këtë epidemi”.

Ishte kjo deklarata e pazakontë e Powis që shkaktoi habi te të gjithë, pasi 20 mijë është një numër shumë i madh vdekjesh.

Ai është shprehur se po punohet çdo ditë për të siguruar pajisje të reja mjekësore, në mënyrë që t’u vijnë në ndihmë mjekëve që po luftojnë me koronavirusin.

“Më shumë se 170 milion maska janë shpërndarë në dy javët e fundit”, tha ai.

Në Mbretërinë e Bashkuar numri i të infektuarve është më shumë se 17 mijë, ndërsa ka patur edhe mbi 1000 viktima nga koronavirusi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.