E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dekorimi i shokut Haxhi Lleshi, Agron Tufa: Tiranozaur i komunizmit, vegël e jugosllavëve. Reagon edhe PD
Publik News

Dekorimi i shokut Haxhi Lleshi, Agron Tufa: Tiranozaur i komunizmit, vegël e jugosllavëve. Reagon edhe PD

Këshilli i Qarkut i Peshkopisë ka vendosur t’i akordojë titullin “qytetar nderi” pas vdekjes Haxhi Lleshit, një nga themeluesit e Partisë Komuniste shqiptar, Kryetar i Kuvendit Popullor, ministër i Brendshëm, deputet gjatë gjithë periudhës së diktaturës dhe mbajtës i një sërë posteve të tjera.

haxhilleshi

Ish-kreu i Institutit për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Agron Tufa e konsideron tiranozaur të komunizmit ndërsa vendimin e Bashkisë e konsideron grotest dhe përpjekje të Rilindjes për restaurimin e rekuizitës komuniste.

“Tragjikomik, grotesk, turpërues e anakronik akti i dhënies së titullit “Qytetar nderi” për tiranozaurin e komunizmit Haxhi Lleshin nga bashkia e Peshkopisë! Haxhi Lleshi, ish-vegël e komunistëve serbo-jugosllavë gjatë luftës së ashtuquajtur NÇL dhe Kryetar i Kuvendit Popullor gjatë regjimit enverist, duhej të ishte kandidati i parë për “Qytetar turpi!”. Po si duket, epoka e Rilindjes po na e restauron tërësisht rekuizitën komuniste të diktatorit Enver Hoxha! Bravo! Kështu shkohet drejt BE dhe vlerave të saj! O turp, ku e ke skuqjen!”, shkruan ai.

has

Më herët gjatë ditës, ish-deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi e konsideroi një turp historik vendimin, duke kërkuar anulimin e tij.

Reagimi i plotë i Dhurata Çupit:

Titulli i nderit për Haxhi Lleshin: Nje turp historik

Një turp që duhet anuluar. Nuk mund të dekorohen xhelatët- me urdhër të cilëve janë ekzekutuar dhjetëra e qindra të pafajshëm.

Ky është rikthim në antivlerat dhe anti-njerëzit e komunizmit. Një turp për Shqipërinë e 2019 dhënia e titullit te “nderit të Dibrës: ish-Kryetar i Presidiumi të Kuvendit Popullor , ish- sekretarit të parë dhe anëtar i ish- Komitetit Qëndror, Haxhi Lleshi.

Bijtë e ish-komunistëve, tashmë në pushtet, nuk po lënë figurë të sistemit gjakatar komunist, pa e kujtuar dhe rikthyer në piedestal. Një turp historik, vlerësimi dhe titujt për individë që me urdhëra direkte kane vrarë e ekzekutuar dhjetra të pafajshëm gjatë regjimit komunist.

Dhënia një titulli të tillë për xhelatin e dibranëve, dhe familjeve me emër matjane, është i papranueshëm dhe duhet të anulohet një orë e më parë.

I bëj thirrje Kryeministrit të kërkojë anulimin e urdhrit të tij për këtë akt të turpshëm të qarkut të Dibrës.

Koha e komunistëve dhe bijve të tyre ka marrë fund para 30 vitesh. Promovimi i tyre nga ky pushtet, pas 3 dekadave është i papranueshëm.

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.