E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Del foto e njërit prej autorëve të sulmit terrorist në Vjenë
Publik News

Del foto e njërit prej autorëve të sulmit terrorist në Vjenë

Në Instagram është publikuar një foto që thuhet se tregon një nga autorët e dyshuar duke pozuar me një armë kallashnikov, një pistoletë dhe hanxhar pak para sulmit.

vjen1

Ministri i Brendshëm Karl Nehammer tha sot se një sulmues, i cili ishte i armatosur rëndë dhe mbante një rrip shpërthyes, ishte simpatizant i Shtetit Islamik ISIS.

vjen3

Katër persona humbën jetën dhe 17 të tjerë u plagosën pasi sulmuesit hapën zjarr në gjashtë vende të ndryshme, pranë një sinagogë në qytet duke filluar nga ora 20:00 me kohën lokale.

Policia ka rrethuar qytetin dhe është në kërkim të autorit të tretë.

vjen4

Kryebashkiaku i Vjenës Michael Ludwig tha se 15 persona u shtruan në spital pas ngjarjes, shtatë me plagë të rënda.

Ngjarja e rëndë ndodhi në mbrëmjen e fundit para se Austria të kalonte në bllokim të ri për shkak të situatës nga koronavirusi, ku baret dhe restorantet do jenë të mbyllura dhe njerëzit kishin dalë për të shijuar natën “e fundit” të lirisë.

Sebastian Kurz tha: ‘Sigurisht që është një situatë shumë e tensionuar për rendin e sigurinë, veçanërisht në Vjenë. Ndërsa ne jemi në ndjekje të tyre, autorët janë të pajisur shumë mirë me armë automatike, shumë profesionale. Padyshim që është një sulm terrorist.

Tani janë 15 të plagosur dhe aktualisht po trajtohen në spitale. Një polic i cili u qëllua – falë Zotit, nuk është në rrezik per jeten. Situata është ende relativisht konfuze.

vjen2

Ne nuk mund të themi me të vërtetë asgjë për sfondin (për sulmin). Një sfond antisemitik natyrisht nuk mund të përjashtohet, veçanërisht për shkak të vendndodhjes ku filloi ky sulm terrorist.

Ajo që dimë me siguri është se ka disa të dyshuar, njëri prej të cilëve deri më tani është eliminuar, por disa informacione janë ende në zhvillim dhe rreziku nuk është shmangur ende plotësisht”.

35165846-8906871-image-a-69_160435464168635165842-8906871-Police_control_a_person_as_they_patrol_in_central_Vienna_on_Nove-a-2_1604363153673

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.