Del fotoja e “Çoke qorrit”, krahut të djathtë të “Init të Çones”
Personi i shfaqur në foto është Ervis Matodashaj, i njohur ndryshe me nofkën “Çoke qorri”, një emër i përmendur në hetimet e autoriteteve shqiptare për çështje të rënda kriminale.
Sipas burimeve hetimore, ai konsiderohet si bashkëpunëtor i afërt i Inez Hajrulla, i cili dyshohet se drejton një grup të strukturuar kriminal me aktivitet në qytetin e Vlorës.
Të dy, si Matodashaj ashtu edhe Hajrulla, janë shpallur në kërkim nga SPAK, në kuadër të një hetimi të gjerë për vepra të rënda penale.
Sipas të dhënave që kanë dalë nga hetimet, ata dyshohet se kanë pasur rol në organizimin dhe ekzekutimin e vrasjes së Gentian Qarrit, si edhe në krijimin e kushteve për eliminimin e Bledar Birçajt.
Në të njëjtën kohë, emri i grupit është lidhur edhe me një rast të bujshëm ndërkombëtar të trafikut të drogës, ku u sekuestruan rreth 4.3 ton kokainë me një vlerë që përllogaritet në rreth 100 milionë dollarë. Për këtë çështje, autoritetet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhënë dënime për persona të përfshirë në rrjetin e trafikut.
Hetimet vijojnë, ndërsa autoritetet shqiptare mbeten në kërkim të personave të shpallur, me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjeve dhe vendosjen e tyre përpara drejtësisë.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



