E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Del video  kur shembet streha në stacionin hekurudhor në Serbi, deri tani 13 persona kanë humbur jetën
Lajme

Del video kur shembet streha në stacionin hekurudhor në Serbi, deri tani 13 persona kanë humbur jetën

https://www.instagram.com/reel/DB1FYpgtKVR/?igsh=MzRlODBiNWFlZA==


Të paktën 13 persona kanë vdekur dhe tre të tjerë janë lënduar pasi shembjes së një strehe stacioni hekurudhor në Novi Sad të Serbisë të premten pasdite.

shembet streha

Dyshohet se ka trupa të tjerë të mbetur nën rrënoja. Aktualisht, mbi 100 pjesëtarë të ekipeve të shpëtimit janë në vendngjarje.

Serbia ka shpallur 2 nëntorin ditë zie.

Ky stacion hekurudhor ishte ndërtuar më 1964. Më 2024, pas rikonstruktimit për tre vjet, ky stacion u hap sërish. Më 5 korrik, në hapjen e objektit të rindërtuar kishte marrë pjesë edhe ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Goran Vesiç, kryetarja e Qeverisë Krahinore Maja Gojkoviç dhe kryetari i Komunës së Novi Sad, Millan Gjuriç.

Infrastruktura e Hekurudhave të Serbisë bëri të ditur se streha që u shemb “nuk ka qenë subjekt i rindërtimit në kuadër të punimeve për rinovimin e objektit të stacionit në kuadër të projektit të ndërtimit të linjës së shpejtësisë së lartë Novi Sad-Suboticë”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.