E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Delegacioni i AMP pjesë e trajnimit të hetuesve në Uashington
Lajme

Delegacioni i AMP pjesë e trajnimit të hetuesve në Uashington

Një delegacion përfaqësues i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore të Shqipërisë ndodhet në Uashington për konferencën e trajnimit të Shoqatës Kombëtare të Hetuesve të Çështjeve të Brendshme për vitin 2024.

Ambasada Amerikane shkruan në një postim në rrjetet sociale njofton se ata morën pjesë në trajnime mbi marrjen në pyetje dhe intervistimin, paragjykimet në ankesat policore, hetimet mbi përdorimin e forcës dhe më shumë.

“Një delegacion përfaqësues i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore të Shqipërisë  i kryesuar nga drejtori Florian Sulejmani, ndodhet në Uashington, DC për konferencën e trajnimit të Shoqatës Kombëtare të Hetuesve të Çështjeve të Brendshme për vitin 2024. Duke iu bashkuar më shumë se 300 profesionistëve të zbatimit të ligjit nga e gjithë bota, ata morën pjesë në trajnime mbi marrjen në pyetje dhe intervistimin, paragjykimet në ankesat policore, hetimet mbi përdorimin e forcës dhe më shumë. Delegacioni gjithashtu vizitoi Qendrën Kombëtare të SHBA-së dhe Muzeun Kombëtar të Zbatimit të Ligjit. Ambasada e Shteteve të Bashkuara është krenare që bashkëpunon me organet ligjzbatuese shqiptare për të çuar përpara shtetin e së drejtës në rrugën drejt integrimit në BE”, shkruan ambasada.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.