DEMAGOGJI DHE PATETIZËM!
Sot ministrja Manastirliu deklaroi si një “mrekulli” të sistemin shëndetësor shqiptar faktin se një foshnjë e lindur javën e 27-të të shtatzanisë me peshë 1,000 gram ishte shëndoshë e mirë! Në spitalin universitar Mbretëresha Geraldinë!
Sigurisht që një qytetar pa lidhje me sistemin shëndetësor, mund të impresionohet nga kjo “arritje”, aq më tepër kur vetë ministrja e shëndetësisë e promovon atë!
Si qëndron e vërteta?
Të mbash në jetë një foshnjë me peshë 1 kg jo vetëm që nuk është “arritje” për një spital universitar, por është detyrim minimal. E kundërta do të ishte një situatë që duhet investiguar!
Për krahasim, një spital në Marok para një muaji asistoi një lindje që hyri direkt në Librin e Rekordeve Gines. Një nënë nga Mali lindi nëntë bebe me peshë nga 500 deri 1,000 gram! Të gjithë bebet jetuan dhe gëzojnë shëndet të plotë!
Zonja Manastirliu!
Pasi mashtruat një vit rresht shqiptarët se ishin vendi më i suksesshëm në menaxhimin e pandemisë, pasi i mashtruat sërish duke i vaksinuar me vaksinën kineze të cilën e paraqitët si shpëtimtare të situatës, pasi përuruat disa herë bojatisjen e një qendre shëndetësore, pasi prezantuat si mrekulli faktin që një gjysh operoi kataraktën në një spital rajonal, me sa duket tashmë mashtrimi ju është bërë ves dhe po përpiqeni të mashtroni me gjithçka dhe me çdo gjë!
Mjaft me demagogjinë dhe patetizmin tuaj të shpifur! Bëni diçka që shqiptarët të ndjejnë se jetojnë në një vend europian…
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



