E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Demaskohet fushata dezinformuese e Izraelit
Lajme

Demaskohet fushata dezinformuese e Izraelit

pothuajse 2 javësh, mes Izraelit dhe Hamasit ka shpërthyer lufta në Rripin e Gazës dhe mijëra civilë e fëmijë janë vrarë.

Por si në çdo luftë, manipulimi me të dhënat është i madh ashtu si edhe propaganda e vendeve udhëheqëse.

Së fundmi Drejtoria e Komunikimeve e Turqisë ka ekspozuar fushatën e dezinformimit të llogarive izraelite në mediat sociale në mes të konfliktit të vazhdueshëm Izrael-Palestinë.

Pretendimi 1: “Izraeli nuk e bombardoi Spitalin Al Ahli”

Ky pretendim bie poshtë pasi autoritetet izraelite publikuan pamje që tregonin se raketat goditën Spitali Al Ahli u nisën nga Gaza. Megjithatë, Qendra Turke Kundër dezinformimit zbuloi se imazhet ishin prerë dhe montuar. Ndryshe nga pamjet e manipuluara nga autoritetet izraelite, videoja origjinale e tregon se raketat e lëshuara në Gaza ishin nisur drejt Izraelit dhe Spitali Al Ahli nuk ishte në rrugën e raketave.

Pretendimi 2, “Ushtria izraelite kapi liderin e Hamasit”

Ky pretendim bie sërish poshtë pasi imazhet e një burri të kapur që pretendohej të ishte lider i Hamasit u përhapën gjerësisht në mediat sociale nga llogaritë izraelite. Por më vonë rezultoi se njeriu në foto ishte në fakt Ruben Vardanyan, një biznesmen që drejton administratën armene separatiste në Karabak.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.