“Demokracia” e Bablokut dhe diktatura e Erdoganit
Ergys Mërtiraj
Në diktaturën e Erdoganit pushteti humbet me 0.2 perqind Bashkinë e Stambollit, bastionin e tij prej 20 vjetesh, të cilen diktatori e ka drejtuar vetë personalisht në fillimet e tij. Pasi rezultati nuk pranohet dhe gjykata vendos që zgjedhjet të perseriten, diktatori humbet me një diferencë prej rreth 9 perqind (sipas rezultatit të deritanishem).
Në “demokracinë” e Bablokut, një bastion i së djathtës si Dibra fitohet nga PS-ja me 400 vota, falë një percarjeje votash nga e djathta, pasi një kandidat i pavarur mori 2 mijë vota. Më pas, pasi kryetari i ri kapet me vrimë në brekë, duke shfrytezuar postin per favore seksuale me vajza te reja qe aspirojne te punojne ne bashkine e tij, zgjedhjet riperseriten. Por në vend që partia e vrimes të humbe, sic do të ishte e kuptueshme, ajo e thellon rezultatin në 4200 vota plus, nga 1600 minus që ishte.
E megjithatë, pasi Bablokut nuk i mbushet mendja qe ne e kuptojme se ato vota jane marre me leke e dhune, pas pergjimeve flagrante te ministrave te tij me horra lokale e drejtore policie qe terrorizojne miletin ne terren, Shqiperia po shkon drejt zgjedhjeve te 30 qershorin, ani pse pa opozite dhe pa dekret presidencial që i jep të drejtë ligjore.
Nderkombetarët, janë të kënaqur që reforma në drejtësi po ecen me sukses (packa se jemi pa gjykatë të lartë e gjykatë kushtetuese, dhe pa prokuror të pergjithshem kushtetues).
Nuk e di cfarë literature mbi demokracinë lexojnë Hahni dhe Mogerini! 🧐
Ps. Ju lutem na i kurseni diskutimet mbi Erdoganin dhe zgjedhjet ne Turqi, per te cilat nuk kam kurrfare interesi!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



