Demokracia jonë e shpjeguar me tre batuta
Ardi Stefa
Tre kafe piva dje me tre persona të ndryshëm.
Natyrisht, biseda u soll rreth asaj ç’ka i shqetëson më shumë shqiptarët: Demokracisë! Duke e ditur angazhimin tim në vitet ’90 i pari më tha: “Nga ju e kemi këtë gjendje! Ju na sollët në këtë derexhe me idealizmin tuaj. Apo e kam gabim?
“Ke të drejtë,- iu përgjigja- kemi faj. Por sot i ngjajmë atij të pandehurit në sallën e gjyqit, i cili pasi kishte vrarë prindërit u kërkonte mëshirë gjykatësve, sepse ishte jetim!”. Më pa me vështrimin mbi syzet personi, me të cilin pija kafenë, nuk foli, miratoi në heshtje dhe iku. Kafenë e pagova unë.
Kafenë e dytë e piva një orë më pas me një mesoburrë, i cili, ngaqë është nga një zonë e Vlorës, që shquhet për ironi, e mban veten për sarkastik. Përsëri i njëjti diskutim, përsëri e njëjta akuzë. Edhe atij i dhashë të drejtë. “Ngjajmë me atë bashkëshortin e tradhtuar nga gruaja, që për të dënuar gruan preu veglën e vet!” Duket nuk i pëlqeu çështja e tradhtisë dhe e veglës, pasi iku edhe ky pa paguar, madje pa e mbaruar as kafenë.
Pasdite u ula për qejfin tim në një kafe buzë detit, në Lungomare. Erdhi dhe m’u ul në tryezë për qejfin e tij një ish- funksionar shumë i lartë në Vlorë. Folëm për plot gjëra, derisa biseda erdhi përsëri tek demokracia jonë e brishtë.
“Demokracia jonë,- i thashë.- më ngjan me atë historinë me hoxhë efendiun, rabinin dhe priftin. Si?- më pyeti me habi.
– Po ja,- iu përgjigja. Pyetën njëherë hoxhën besimtarët se ku shkonin paratë që ata jepnin për xhaminë. Dhe hoxhë efendiu bëri një vizë në shesh dhe tha: “Do t’i hedh lekët lart. Ato që do bien majtas janë të miat. Çfarë do bien djathtas janë të xhamisë. Dhe i hodhi lekët, natyrisht me tendencën majtas.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



