E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Demokratët tregojnë me  video si Tahiri mbronte Habilajt
Uncategorized

Demokratët tregojnë me video si Tahiri mbronte Habilajt

Demokratët i janë rikthyer edhe një herë një video kur Saimir Tahiri ka qenë ministër i Brendshëm

Bëhet fjalë pikërisht për periudhën e vitit 2015- kur Tahiri në një intervistë televizive ka mohuar lidhjet e tij me Habilajt si dhe ka folur për makinën Audi që rezultonte në emër të tij kur është përdorur për trafik të lëndëve narkotike.

Videon e ka risjellë në vëmendje deputeti Edi Paloka në një moment kur Tahiri është ende një person nën hetim nga prokuroria për lidhe të tij me trafikun e drogës.

Ja cfare thoshte nder te tjera Tahiri

Moralisht unë do të ndihesha i goditur në rast se zotërinjtë për të cilët bëhet fjalë, gjenden nga Prokuroria, nga hetimet që janë trafikantë, atëherë po unë jam moralisht i ,…do i kërkoj falje publikut i kam shitur makinën ca trafikantëve, po nëse s’janë atëherë cfarë të bëj? Do i thosha publikut unë paskam bërë një gabim njerëzor, duhet të isha interesuar më parë…S’po e mohoj fare, ne rast se ata hetohen i gjen prokuroria qe kane ndonjë lloj qofte edhe largesisht tendence te tille e para një here mbaj përgjegjësi para ligjit e dyta do i kerkoj falje publikut se i paskam shitur makinën ca trafikanteve”

https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/885272421633666/

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.