E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dëmtohet ‘ylli’ i Liverpoolit në prag të gjysmëfinales kundër Barçës në Champions
Sport

Dëmtohet ‘ylli’ i Liverpoolit në prag të gjysmëfinales kundër Barçës në Champions

Liverpoolit ka marrë një lajm të keq para duelit me Barcelonën në Champions League.

Ylli i Liverpool, Roberto Firmino është dëmtuar para se të fillonte ndeshja kundër Huddersfield.

Për shkak të lëndimit, trajneri Jurgen Klopp u detyrua ta poziciononte në stolin rezervë ndërsa në vendin e tij u aktivizua, Daniel Sturridge.

Sipas gazetës spanjolle “Sport”, Firmino është në dyshime nëse do të mund të luaj në ndeshjen e parë kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve.

Sulmuesi brazilian ka probleme me muskuj, por do të jetë ekzaminimi mjekësor që do të përcaktojë shkallën e dëmtimit dhe kohëzgjatjen larg fushave të blerta.

Kujtojmë që ditën e mërkurë në 1 maj Barcelona do të presë në “Camp Nou” skuadrën e drejtuar nga Jurgen Klopp.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.