E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dënimi i Salianjit/ Alizoti: Vendimet e Ramës do e marrin një përgjigje
Lajme

Dënimi i Salianjit/ Alizoti: Vendimet e Ramës do e marrin një përgjigje

Tomor Alizoti

Grykësia është mëkati kryesor. Edi Rama është shembulli i shpërfytyrimit dhe degradimit nga mbipushteti.

Vendimi për kolegun tonë Salianji, është shenja e fundit e paaftësisë së tij politike. Dënimi i Salianjit është një hakmarrje primitive, një përdhunim i gjyqësorit nga kryeministri. Ata tre gjyqtarë mjeranë, janë pjesë e listës së zgjedhur me kujdes nga Partia në pushtet.

Si pjesëtarë të banalitetit të së keqes, ata nuk mund të merrnin vendim tjetër nga urdhri publik i kryeministrit. Edi Rama e kërkoi publikisht dhe hyzmeqarët e veshur me të zeza e zbatuan urdhrin e shefit de fakto. Sot nuk ka shqiptar e ndërkombëtar të mos e dijë se vendimi për Salianjin është shkruar nga duart e vëllezërve të trafikantëve të heroinës e kokainës dhe miratuar nga vëllai i shoferit të tyre, kryeministër.

Ndaj dënimi i Salianjit është vetëm një nderim për të dhe shembulli më i qartë se Shqipëria po shkon përditë e më shumë drejt autokracive lindore.

Asnjë shembull me qeverisjen perëndimore nuk ka sjellja e Ramës, vendimet e tij, uzurpimi që i bën ai pushteteve. Por si një njeri mediokër dhe i pangopur që është, nuk e kupton që grykësia është lajmëtari i fundit të vet.

Marrja përsipër nga Edi Rama e vendimit të gjykatës, që burgos deputetin e opozitës për denoncimin e vëllait trafikant të ministrit, tregon qartë se ai nuk ka më asgjë politike në sjellje dhe vendime. Është thjesht një qenie që nuk di të frenojë epshet e tij. Dhe duke qenë kryeqenia e sojit të vet dhe të jetë edhe trofeu i bashkëjetesës.

Nga sot, vetëm dënimi i tij mund të shpëlajë drejtësinë nga zhuli i përdorimit. Nga sot ose drejtësia e re duhet të hetojë kryeministrin e qeverisë me më shumë trafikantë droge dhe të korruptuar, për bëmat që qelbin erë nga SHBA në Gjermani, nga Italia e deri në Arabi, ose duhet të pranojë që është një vegël që ai e përdor sipas epsheve të veta.

Sfida është e rëndë, dhe dënimi i Salianjit është një shembull ulëritës se ku është ulur drejtësia e re. Por, dënimi i Salianjit tregon qartë se pushteti i Edi Ramës nuk kërkon bashkëjetesë me shoqërinë, por kërkon ta dhunojë, trembë e burgosë atë.

Dhe në këto kushte, ose ndërhyn drejtësia, ose reagon shoqëria. E sigurt se provat e Edi Ramës me vendime prej diktatori do e marrin një përgjigje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.