E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Denoncimi i gazetares : Sot gazi lotsjellës më  mpiu dhe u shemba në tokë…
Sot

Denoncimi i gazetares : Sot gazi lotsjellës më mpiu dhe u shemba në tokë…

Gazi lotsjellës i përdorut sot nga garda  mbi protestuesit ka lenduar me dhjetëra dhe sipas njoftimeve ne spital janë shtruar një numër i konsiderueshmëm nga kpmpilacione si djegie sysh dhe të vjella.

Edhe gazetarja Ida Nurce ka denoncon sot efektet e gazit ne një status:

Deri më sot në punën time si gazetare (kam bërë edhe zhanrin më të vështirë të gazetarisë, atë investigativen), nuk kam pasur kaq shumë frikë, saç kisha sot. Perveç adrenalinës për të qenë e para, për të marrë ekskluziven, isha e mbërthyer nga një lloj frike, që më dridheshin duart dhe këmbët. Kjo jo vetëm nga revolta e protestusve, por edhe nga ai gazi lot sjellës, (dhe jo vetem lot sjelles, sepse te digjte e gjithe fytyra) nga i cili shumë momente jam ulur në tokë pa pikë fuqie.
Unë e dua profesionin tim, e dashuroj, por kjo e sotshmja ishte çmenduri nga unë dhe nga shumë kolegë të mitë, për të cilët gëzoj respekt, për ata dhe punën e tyre. Ju ia dolët edhe kësaj radhe! Nuk dua të lë pa përmendur skuadren time të luftës Mirsalin, Arbrin dhe Erikun, jeni njisha 🤗
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.