E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dënohen tre persona, nipi i ish-deputetit të PS shpallet i pafajshëm
Lajme

Dënohen tre persona, nipi i ish-deputetit të PS shpallet i pafajshëm

Gjykata e Posaçme përfundon gjykimin për dosjen 339/1. Gentian Marku dënohet me 9 vite burg e 4 muaj, Fation Marku dhe Oltion Marku po me aq vite bug.

Dosja 339 për trafi droge, shpallet i pafajashëm Samuel Noka, nipi i ish deputetit të PS, Arben Ndoka

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar ditën e sotme gjykimin e dosjes 339/1 duke i dhënë fund edhe një prej dosjeve më të përfolura.

Kështu në përfundim të gjykimit janë deklaruar fajtorë:
1. Deklarimin fajtor te pandehurit Gentian Marku për kryerjen e veprave “prodhim dhe shitje e narkotike, ne kuadër te grupit te strukturar penal” “armëmbajtje pa leje dhe kundërshtim te forcave te policisë” parashikuar nga Neni 283/1 dhe 333/a dhe 334 te Kodit Penal dhe dënimin e tij me 14 vite burgim.
Ne aplikim te nenit 406 uljen e 1/3 se dënimit dhe dënimin e tij përfundimtar me 9 vjet e 4 muaj burgim

2. Deklarimin fajtor te pandehurit Fation Marku per kryerjen e veprave “prodhim dhe shitje e narkotike, ne kuadër te grupit te strukturar penal” “armëmbajtje pa leje dhe kundershtim te forcave te policisë” parashikuar nga Neni 283/1 dhe 333/a dhe 334 te Kodit Penal dhe dënimin e tij me 14 vite burgim.
Ne aplikim te nenit 406 uljen e 1/3 se dënimit dhe dënimin e tij përfundimtar me 9 vjet e 4 muaj burgim.

3. Deklarimin fajtor te pandehurit Oltion Marku per kryerjen e veprave “prodhim dhe shitje e narkotike, ne kuadër te grupit te strukturar penal” “armëmbajtje pa leje dhe kundershtim te forcave te policisë” parashikuar nga Neni 283/1 dhe 333/a dhe 334 te Kodit Penal dhe dënimin e tij me 14 vite burgim.

Ne aplikim te nenit 406 uljen e 1/3 se dënimit dhe dënimin e tij përfundimtar me 9 vjet e 4 muaj burgim.

Ndërkohë Gjykata e Posaçme ka vendosur

4. Deklarimin e pafajshem te pandehurit Samuel Noka per kryerjen e veprave “prodhim dhe shitje e narkotike, ne kuadër te grupit te strukturuar penal” “armëmbajtje pa leje dhe kundërshtim te forcave te policisë” parashikuar nga Neni 283/1 dhe 333/a dhe 334 te Kodit Penal për shkak se nuk provohet që ta ketë kryer ai.

I kontaktuar nga media mbrojtësi i të pandehurit Samuel Noka, Avokat Arbër Hoxha u shpreh që vendimi është i drejtë dhe është rasti për t’u përgëzuar gjykata në dhënien e drejtësisë pasi ish Gjykata e Krimeve te Rënda dhe aktualisht Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në 21 vite të ekzistencës se saj ky është vendimi i 3 I pafajësisë

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.