E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Denoncimi i mjekut  Dasho: Testet në Shqipëri mall kinez, prandaj personat e infektuar po dalin negativ
Publik News

Denoncimi i mjekut Dasho: Testet në Shqipëri mall kinez, prandaj personat e infektuar po dalin negativ

Mjeku Erion Dasho ka publikuar një tjetër skandal që lidhet me testet e shpejta të Covid-19. Dasho shprehet se testet e shpejta të Covid-it që janë duke u përdor këtë muaj janë të prodhuara në Kinë.

Kjo është edhe arsyeja sipas tij përse personat e infektuar që kryejnë këtë test rezultojnë negative dhe kjo mund të jetë arsyeja kryesore se përe numri i personave të infektuar ka rënë ditët e fundit.

Postimi i plotë i Erion Dashos: HABERET E BORATIT: BORATI BLE TESTE KINEZE Pas një muaji mungesë më në fund testet e shpejta të COVID-it erdhën. Vetëm se ka një problem “të vogël”. Në vend të testeve Roche dhe Abbott që përdoreshin deri në shkurt, testet e marsit janë markë “Made in China”. Dallimi është i dukshëm dhe me efekt të menjëhershëm!

Nëse me testet cilësore që ishin në përdorim deri muajin që kaloi shkalla e pozitivitetit ishte rreth 60-70% (pasi testohen pacientë të dyshuar për COVID) me testet kineze pozitiviteti nuk e kalon 10-15%. Pacientë qartazi të prekur nga COVID, me këto teste figurojnë “të shëndetshëm”!
Kjo mund të jetë edhe arsyeja kryesore se përse numri i personave që testojnë pozitivë ditët e fundit ka rënë. Për momentin “ulet” numri i rasteve, pas dy javësh “ulet” edhe numri i vdekjeve dhe megafonët e prishur dhe puthadorët e Boratit mund të dalin në media për të konfirmuar “fitoren” mbi virusin. Poshtë shënim: qytetarët të mos merakosen për fitimet e firmës që i kanë sjellë këto teste.

Ndonëse çmimi i tregut i testeve kineze është 50 cent deri 1 dollar, këto teste u faturohen qendrave shëndetësore me 1 mijë lekë të rinj për test. Norma e fitimit rreth 1 mijë deri 2 mijë për qind!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.