E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Denoncimi: Regjistrimet fiktive po mbajnë hapur degët e Universitetit
Lajme

Denoncimi: Regjistrimet fiktive po mbajnë hapur degët e Universitetit

Ditët e fundit, intervista të grave në moshë, që thonë se janë “studente” në Universitetin e Elbasanit, kanë qarkulluar gjerësisht në media. Por deklaratat e tyre, të paqarta, pa dijeni mbi programin apo arsyen e regjistrimit, kanë ndezur polemika.

Deputetja Ina Zhupa ka reaguar ashpër, duke e quajtur situatën një “skandal të arsimit të lartë” dhe një skemë të mundshme me studentë fiktivë:

“Duket si një skemë me studentë fiktivë, të regjistruar për të mbajtur programet studimore të hapura dhe për të siguruar orë pune për pedagogët,” tha Zhupa.

Sipas saj, edhe nëse regjistrimet janë formalisht të rregullta, situata tregon një krizë më të thellë në sistemin arsimor:

“Janë një simptomë e degradimit të arsimit të lartë në Shqipëri. Një përpjekje e dështuar për të mbuluar plagën e madhe të shpopullimit dhe braktisjes së arsimit nga të rinjtë.”

Zhupa kërkon transparencë urgjente dhe shkundje të sistemit, ku fondet publike të përqendrohen tek cilësia dhe të rinjtë, jo tek mbajtja artificiale në këmbë e institucioneve që nuk funksionojnë.

Reagimi i plotë i Ina Zhupës:

Në hijen e një skandali në Universitetin e Elbasanit! Rregjistrime fiktive për të mbajtur degët hapur.

Nga raportimet mediatike, disa nga të regjistruarit si “studentë të vitit të parë” janë gra në moshë 53 vjeç e lart, të cilat nuk dinin as emrin e degës ku “studionin” dhe nuk kishin asnjë ide pse ishin regjistruar. Mungesa e artikulimit dhe informacionit me ngjan qartësisht se kemi të bëjmë me një abuzim sistemik dhe jo një rastësi.

Në gjykimin tim ka vend për të investiguar nëse jemi para një skandali në Universitetin e Elbasanit. Duket si një skemë me studentë fiktivë që janë regjistruar për të mbajtur programet studimore të hapura dhe për të siguruar orë pune për pedagogët.

E gjitha kjo, pavarësisht nëse janë fiktive apo reale, janë një simptomë e degradimit të arsimit të lartë në Shqipëri. Dhe është një përpjekje e dështuar për të mbuluar plagën e madhe të shpopullimit dhe braktisjes së arsimit nga të rinjtë.

Nuk ka më studentë të vërtetë, sepse nuk ka më besim te sistemi. Sepse nuk ka politika reale që e mbajnë rininë këtu.

Kërkoj transparencë të plotë mbi këto raste, që nga dokumentacioni, aplikimi, regjistrimi dhe pjesëmarrja në procesin mësimor. A janë studente reale?!

Duhet një shkundje e sistemit arsimor dhe reforma të thella, ku paratë publike të investohen për rininë dhe cilësinë e arsimit, jo për mbajtjen artificiale në këmbë të institucioneve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.