Denoncimi: Skandali i shkollës “Ajet Toska” në Suk 2, Roskovec
Gazetari Almer Toska ka hedhur dritë mbi një prej abuzimeve më flagrante me fondet publike në sektorin e arsimit. Bëhet fjalë për shkollën 9-vjeçare “Ajet Toska” në fshatin Suk 2 të Roskovecit, një projekt që në vitin 2018 u prezantua si investim prej rreth 500 milionë lekësh të vjetra dhe duhej të shërbente si model për standardet europiane të arsimit.
Sipas denoncimit të Toskës, realiteti është krejt ndryshe. Vetëm pak vite pas inaugurimit, shkolla është kthyer në një ndërtesë të amortizuar: taraca pikon, sistemi i ngrohjes nuk funksionon, muret janë dëmtuar dhe kushtet e mësimit janë kthyer në skandaloze.
Gazetari thekson se gjysma e fondeve të investuara nuk janë përdorur për punime cilësore, por kanë përfunduar në xhepat e
Yzedin Bozhajt, fituesit të tenderit të shpallur nga Bashkia Roskovec. Ky i fundit, sipas akuzës, ka shkelur kontratën, duke kryer punime të dobëta dhe duke përfituar personalisht miliona lekë nga një projekt që ishte menduar për fëmijët e komunitetit.
“Ky është korrupsion i hapur dhe një mashtrim ndaj fëmijëve tanë. Shkolla ime meriton drejtësi, jo rrënoja”, shkruan Almer Toska në denoncimin e tij publik, duke kërkuar që Bozhaj të japë llogari para ligjit për çdo qindarkë të shpërdoruar.
Ky rast ngre shqetësime të mëdha mbi mënyrën se si menaxhohen fondet publike në arsim dhe tregon sesi një projekt që duhej të përmirësonte jetën e nxënësve është kthyer në një shembull tipik të korrupsionit dhe papërgjegjshmërisë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



