Prokurori i Pëgjithshëm Olsian Çela ditën e sotme ka raportuar në Kuvendin e Shqiprisë gjendjen e kriminalitetit në vendin tonë.
Kjo është një nga tenat më të rëndësishme, ndërsa Çela përfaqëson një nga zyrtarët më të rëndësishëm të sistemit të drejtësisë në vend. Por kjo nuk ka mjaftuar për të mbajtur deputetët në vendin e tyre.
Në një nga raportimet më të rëndësishme, vetëm 8 nga 122 deputetë janë në sallën e Kuvendit, ndërsa pjesa tjetër e ka injoruar totalish Prokurorin e Përgjithshëm.
“Prokurori i Përgjithshëm po mban raport në Kuvend. Po flet për gjendjen e kriminalitetit! Temë e rëndësishme, zyrtari nga më rëndësishmit. Shikoni pamjen absurde: në sallë vetëm 8 nga 122 deputetë. Pamje live e TVSH, skenë fyese! Politikë & institucione & retorikë & Kuvend formal”.




