E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deputeti gjerman i kthehet keq Vuçiçit: E ka gënjeshtrën element qendror të veprimeve të tij
Lajme

Deputeti gjerman i kthehet keq Vuçiçit: E ka gënjeshtrën element qendror të veprimeve të tij

Deputeti i Bungestagut, Thomas Hacker, ka reaguar ndaj pretendimeve të presidentit të Serbisë, Aleksander Vucic, se në Kosovë “po kryhet spastrim etnik”. Hacker ka thënë se fatkeqësisht, Aleksander Vuçiç, gënjeshtrën e ka element qendror të veprimeve të tij.

“Akuza për spastrim etnik në Kosovë është thellësisht e rreme”, ka shkruar Hacker.

Ai më tej ka thënë se Lista Serbe duhet të dënojë ngjarjet e fundit dhe të tregojë se është e gatshme të jetë një partner konstruktiv.

“Fatkeqësisht, gënjeshtra është një element qendror i veprimeve të presidentit #Vuçiç. Akuza për spastrim etnik në #Kosovë është thellbësisht e rreme. Lista Srpska duhet të dënojë ngjarjet e fundit + të tregojë se është e gatshme të jetë një partner konstruktiv.”, ka shkruar Hacker.

Hacker 1
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.