Deputeti grek preket nga koronavirusi
Deputeti në Parlamentin e Greqisë dhe njëkohësisht mjeku Christos Kellas është shtruar në spital që nga e diela në mbrëmje në Spitalin e Përgjithshëm Universitar të Larissa, raportojnë mediat greke.
Ai ishte mbyllur në shtëpi prej dy ditësh, por gjendja e tij duket se është rënduar duke e bërë të domosdoshëm shtrimin e tij në spital.
Siç shkruajnë mediat greke, deputeti, i cili ka rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit, ishte në shtëpinë e tij në Larissa në vetëizolim.
Sipas përditësimit të fundit të dhënë dje nga specialisti i sëmundjeve infektive Sotiris Tsiodras, numri i rasteve në Greqi është rritur në 331 të prekur, kur katër persona deri më tani kanë gjetur vdekjen.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



