Deputeti i PD, Saimir Korreshi: humbet vëllain në moshë të re
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka bërë publike një lajm të rëndë për familjen e tij, duke njoftuar ndarjen nga jeta të vëllait, Ermal Korreshi.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, deputeti ka shprehur dhimbjen e thellë për humbjen e parakohshme, duke e cilësuar atë si një ngjarje të pabesueshme. Mesazhi është shoqëruar me një foto ku dy vëllezërit shfaqen së bashku.
“Ikja jote është e pabesueshme vëllai im. Te Allahu jemi dhe tek Ai do të kthehemi. Qofsh i Xhenetit, kampion”, shkruan Korreshi në reagimin e tij.
Ndarja nga jeta e Ermal Korreshit ka lënë pas dhimbje të madhe te familjarët dhe të afërmit. Nga reagimet në rrjetet sociale bëhet me dije se ai ishte edhe baba.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



