E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deputeti i PD, Sula kundër  ndryshimeve  statutore që do të votohen në Këshillin Kombëtar: S’marr pjesë! U shkel vota e fshehtë dhe konkurenca
Lajme

Deputeti i PD, Sula kundër ndryshimeve statutore që do të votohen në Këshillin Kombëtar: S’marr pjesë! U shkel vota e fshehtë dhe konkurenca

Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula ka deklaruar se votimi që pritet të ndodhë në lidhje me ndryshimet statutore që pritet të votohen sot në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, është një hap i gabuar, pasi do të krijojë pakënaqësi.

I ftuar në rubrikën “Opinion”, Sula tha se duhet votë e fshehtë dhe deklaroi se nuk do të marrë pjesë në mbledhje, megjithatë shtoi se është pro bashkimit.

“Nuk ka votim të fshehtë. Nuk ka kandidatura dhe alternativa. Duhet votim i fshehtë, ky është instituti i votës. Kur bën artifica për të bërë një angranazh të tillë, është zgjidhje e momentit dhe në afatgjatë krijon pakënaqësi. Jam shumë pro bashkimit por duhet vota e fshehtë, që u trumpetua edhe nga Berisha. Edhe unë nuk marrë [pjesë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, nuk pajtohem.

Sjellja në opozitë është edhe fytyra e qeverisjes nesër. Me çfarë kartash do ta mundim Ramën? Duhet të kemi kartën morale”, tha ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.